Kryeministri Edi Rama ka uruar mësuesit për Festën e 7 Marsit.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë publikoi një video të nxënësve të shkollave të Tiranës dhe korit të Liceut Artistik duke kënduar “Himnin e Mësuesit”.
Rama shpreh mirënjohje dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.