Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

7 ‘lutjet’ e Ramës disa orë para lejimit të lëvizjes

2020/03/22 at 8:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
7 ‘lutjet’ e Ramës disa orë para lejimit të lëvizjes

Disa orë para se të nisë java dhe në fuqi do të jenë rregullat e reja të qarkullimi të qytetarëve, Kryeministri Rama ka bërë një apel për zbatimin e tyre.

Ai shkruan se rritja që u raportua sot e rasteve pozitive me COVID-19 ishte brenda parashikimit. Por kryeministir bën thirrje që kjo rritje të mos dalë jashtë kontrollit prej shkeljeve që mund të ndodhin gjatë javës.

Ai liston 7 lutje për qytetarët ndërkohë e mbyll mesazhin e tij me një kërcënim për ata që ai i quan ‘tradhëtarë’ në këtë ‘luftë’.

Reagimi i kryeministrit Rama

Sot numri i pozitivëve u rrit! Sidoqoftë brenda parashikimit lavdi zotit dhe do të vazhdojë të rritet ende më shumë këtë javë!

Por sfida e madhe është të mos rritet nga marrëzitë tona e të dalë jashtë kontrollit!

Me rezistencë të madhe popullore, mund të dalim nga kjo luftë me humbje e plagë të mëdha, por shumë më pak sidoqoftë se sa po nuk rezistuam!

Ju lutem si Krishtit e Muhametit mos luani me zjarrin dhe mos bëni një hap më shumë përtej kufijve që janë vënë për secilin!

Nesër nis një ditë e re me sfidën e mosshkeljes së orareve; mosdaljes me asnjë tjetër në krah; moskrijimit të grumbujve në tregje e në dyert e dyqaneve!

Ju lutem mbani fëmijët brenda!

Ju lutem mos lini pleqtë të dalin nga dera! ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund!

Ju lutem rrini drejt e njëri pas tjetrit në radhë me durim! ju lutem mos dilni poshtë pallatit!

Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos merrni më qafë familjen dhe Shqipërinë me numra idioteskë në shkelje të rregullave të luftës!

Ju lutem kuptojeni se sa e turpshme dhe kriminale është të na vdesin qindra e mosozot mijëra njerëz, për një pakicë të vogël fare që nuk reziston, po tradhëton!

Ju lutem njëmijë herë mos, mos, mos! Shteti po bën gjithçka mundet, forcat e rendit do bëjnë gjithçka munden, 99% e populit po bën gjithçka duhet, prandaj ju që jeni pakica e pakicës, por jeni aq sa i duhen armikut për të na grirë si mish qeni, mos tradhëtoni!

Do t’ju godasim pa asnjë tolerancë, por juve nuk duhet ta çoni punën aty! Jemi të gjithë një familje dhe s’ka më turp në histori që të humbim një luftë si kjo, se nuk rrimë dot në shtëpi! /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Epidemia e fakenews ‘godet’ edhe doktor Pëllumb Piperon

Epidemia e fakenews 'godet' edhe doktor Pëllumb Piperon

Koronavirusi ‘hyn’ edhe në Senatin amerikan

Koronavirusi ‘hyn’ edhe në Senatin amerikan

Ndërron jetë një 18-vjeçar si pasojë e koronavirusit në Britani

Ndërron jetë një 18-vjeçar si pasojë e koronavirusit në Britani

TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com