Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

7 kërkesat e Vuçiç për marrëdhënien me Kosovën, deputeti Haliti: Një pjesë e tyre zgjidhen përmes Kushtetutës

2024/09/13 at 10:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
7 kërkesat e Vuçiç për marrëdhënien me Kosovën, deputeti Haliti: Një pjesë e tyre zgjidhen përmes Kushtetutës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një dalje para popullit të tij mohoi që Serbia të ketë marrë vendim për shpalljen e pushtimit të një pjese të territorit të Kosovës.


Për të folur më shumë lidhur me deklaratat e Presidentit serb në një lidhje direkte me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj ishte deputeti i PDK Xhavit Haliti, i cili u shpreh se disa nga kërkesat që Vuçiç shpalosi janë të zgjidhshme përmes kushtetutës së Kosovës. Haliti ndër të tjera tha se disa prej kërkesave të Vuçiç nuk janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe atyre që janë mbajtur në Ohër.

Xhavit Haliti: Unë e dëgjova zotin President të Serbisë dhe në komunikimin e tij për mua ishte një mesazh që ndërthurej me ato mesazhe që i ka lën shefi i CIA-s gjatë vizitës në Serbi. Ai bëri kërkesa që një pjesë e tyre janë të zgjidhshme përmes Kushtetutës së Kosovës, por kërkoi edhe disa gjëra për të cilën nuk ka të drejtë të bëjë kërkesa të tilla për veprime mbi territorin e Republikës së Kosovës që nuk janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjet që janë bërë në Ohër.

Pjesa e zgjidhur përshembull ai për të joshur serbët e tregoi qeverinë e tij zemërgjerë se do të ndante buxhet të veçantë për librat e fëmijëve, për pensionet e atyre që rijnë në Kosovë dhe do t’jua ndalonte pensionet atyre që nuk janë në Kosovë, por janë në Serbi. Pra këto çështje janë të zgjidhura me Kushtetutën e Kosovës. Askush nuk e ka ndaluar që të përgatis librat, të mbështesë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, por ajo që është këkresa e tij thelbësore që ka të bëjë me asociacioni i komunave serbe. Të kthehen policia, gjykatat, prokuroria. Mendoj që Kosova nuk ka pasur gisht në tërheqjen e tyre. Unë besoj që edhe kjo qeveri nuk e besoj që të jetë kundër që përmes një procesi normal për këta që duan të integrohen në procesin në Kosovë ata që duan t’i shërbejnë edhe qytetarëve të tyre, por edhe ata që duan të shërbejnë në interes të sigurisë e zhvillimit të Kosovës pse jo.

Sa i takon ndërhyrjes në banka unë e kam kritikuar Kurtin për mënyrën se si ka vepruar, por besoj që Kosova duhet ta ketë një rregullim për këmbimin dhe qarkullimin e financave dhe parasë përmes sistemit bankar të Kosovës dhe në atë sistem bankar të jetë e integruar pse jo edhe një bankë e Serbisë.

Ndërkohë sa i takon paralajmërimit të mediave serbe se Vuçiç mund të shpallte një plan për pushtimin e veriut të Kosovës, deputeti Halitit u shpreh se edhe opinioni ndërkombëtar e di se Vuçiç nuk do ta bëjë një gjë të tillë në mënyrë të dhunshme.

Xhavit Haliti: Opinioni ndërkombëtar e di që Vuçiç nuk guxon ta bëjë atë, ai mendon që me një proces tjetër të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Por ajo që më ra në sy është sqarimi i tij se çfarë ka përfituar po e zëmë nga pushtimet vendet e tjera, vetëm kanë pësuar humbje. Edhe Serbia me përpjekjet e saj e ka humbur atë si territor që pasur nën kontroll. Me luftë e ka marrë dhe me luftë e ka humbur. Përpjekja e tij për të thënë diçka dhe për tu arsyetuar para opinionint në Serbi dhe për tu dhënë një cik infuzion atyre serbëve që janë me dy mendje të rinë në Kosovë apo të shkojnë apo të mos e dëgjojnë Vuçiç sepse edhe ai e di që në Kosovë nuk kanë probleme serbët. Serbët janë të lirë kudo që jetojnë në Kosovë.

Sa i takon urës së Ibrit, Haliti tha se Kurti nuk ka për ta hapur atë duke e quajtur si një gjë jo shumë të rëndësishme për Kosovën, por që për kryeministrin e Kosovës kishte rëndësishme pasi e ndihmon në fushatën elektorale.

Xhavit Haliti: Nuk e hap Albini urën e Ibrit, por Vuçiçi dhe Albini kanë dy ventila nacionalist të cilat i lëshojnë për interesa elektorale më shumë në këtë situatë. Ai për ta justifikuar vetën që nuk ka vepruar dhe që ka dështuar në atë grupin terrorist që dërgoi në Kosovë për të realizuar atë çështjen që ai e quan asociacion ose ta sigurojë një autonomi, edhe Albini po merret me ca gjëra që janë jo shumë të rëndësishme për Kosovën, por që i duhen për fushatën elektorale që kemi hyrë.



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Horoskopi, 22 nëntor 2023

Horoskopi, 14 Shtator 2024

Shi, rrebeshe dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Shi, rrebeshe dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Zgjedhjet në SHBA/ Papa Françesku: Votoni të keqen më të vogël

Zgjedhjet në SHBA/ Papa Françesku: Votoni të keqen më të vogël
















TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com