Drejtësia vonon por nuk harron. Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia spanjolle në Madrid. Luan Bundo ishte në kërkim, ndërsa është arrestuar pas kërkesës së autoriteteve shqiptare.
Ai është shpallur fajtor se i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh.
Bundo së bashku me shtetasin M.P, fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.
Në vitin 2016, Gjykata e ka shpallur fajtor për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe e ka dënuar me 10 vite burgim./ Opinion.al