Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

600 euro, kartën e ID dhe merr certifikatën e anglishtes, ja sekseri punonjës në ministri

2018/02/05 at 8:39 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
600 euro, kartën e ID dhe merr certifikatën e anglishtes, ja sekseri punonjës në ministri

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës marrjen e certifikatave të gjuhës angleze në “British Council”, në Tiranë, kundrejt një pagese prej 600 eurosh. Një person, pa bërë asnjëherë testim, mori certifikatën për njohuri të testit APTIS. Në vend të tij, shkoi dikush tjetër. Nëpërmjet kamerave të fshehta, Fiksi dokumentoi të gjithë procedurën, nga bisedat me sekserin, dhënia e eurove, e deri te marrja e certifikatës.


Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një denoncim, sipas së cilit, një person i quajtur Ylli Prebibaj, punonjës në Ministrinë e Transporteve, mundësonte marrjen e provimit të TOEFL-it kundrejt një pagese prej 600 eurosh.

Gazetarët e Fiksit, sëbashku me bashkëpunëtorët, nisën menjëherë investigimin, ku fillimisht kontaktuan me z. Prebibaj nëpërmjet telefonit. Ai u lë takim në qendër të Tiranës, pranë Ministrisë së Brendshme.

Në bisedën e zhvilluar me z. Prebibaj, ai tregon se personi që dëshiron certifikatën nuk ka nevojë të hyjë fare në testim, pasi do të futej dikush tjetër. Ai kërkoi vetëm një skanim të kartës së identitetit dhe natyrisht pagesën prej 600 eurosh. Për të marr pagesën para se të filloi punën u lë sërish takim bashkëpunëtores së Fiks Fare në po të njëjtën ditë mbasdite në ora 15:00.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në këtë orë, ku takuan z. Ylli Prebibaj në një kafene dhe gjatë bisedës ai shpjegoi me detaje se si funksionon i gjithë procesi.

Sekseri i tregon gazetares se testi APTIS zhvillohet çdo 2 javë dhe personi që dëshiron certifikatën do të mbarojë punë që herën e parë. Përgjigja e testit mund të merret maksimumi për 3 javë. Ai thotë se në vend të bashkëpunëtores së Fiks Fare, do të hyjë në provim një person që e njeh shumë mirë anglishten. Në fund të takimit në lokal, sekseri i kërkon që t’i  kryhet pagesa. Në ato momente, bashkëpunëtorja e Fiksit kryen pagesën prej 600 eurosh, veprim i cili u denoncua me zë dhe figurë në emisionin investigativ. Pasi numëron paratë, sekseri thotë se tashmë vetëm duhet të presim që të marrim certifikatën.

Pas kryerjes së pagesës, gazetarët e Fiksit e takojnë sërish sekserin, i cili thotë që po presin një konfirmim nga Ministria e Arsimit para se të lëshohet certifikata e njohjes së gjuhës. “Javës tjetër do t’u vij shkresa këtyre, dhe po themi 3, 4 ditë pas shkresës,  marrim çfarë është e jona”, i thotë seksesi bashkëpunëtores së emisionit. Pikërisht rreth një javë më vonë, sekseri sjell certifikatën, duke i vënë vulën abuzimit që bëhet me testimet për njohjen e gjuhës angleze.

Për të vërtetuar nëse kjo certifikatë njihet nga Ministria e Arsimit, Fiksi pyeti edhe në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, të cilët konfirmuan se mbrojtja  e testit APTIS është e vlefshme për vazhdimin e studimeve master shkencor dhe doktoraturë.

Etiketa: 600 eurocertifikata e anglishteskarten ID


Ju sugjerojmë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

26 Gusht, 2025 10:04 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

26 Gusht, 2025 9:11 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi
Aktualitet

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi

26 Gusht, 2025 6:51 pm
Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale
Aktualitet

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

26 Gusht, 2025 4:49 pm
Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

26 Gusht, 2025 3:26 pm
Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet

26 Gusht, 2025 2:41 pm
Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash
Aktualitet

Zjarr i përmasa të mëdha në Lezhë, flakët përfshijnë dhe një lokal dasmash

26 Gusht, 2025 2:15 pm
Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri
Kryesore

Përveç ministrave, edhe Behgjet Pacolli te mbledhja e Ramës në Kryeministri

26 Gusht, 2025 1:45 pm
Autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, policia arreston 37-vjeçarin
Aktualitet

Autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, policia arreston 37-vjeçarin

26 Gusht, 2025 12:44 pm
Para
Arrestohet hajduti rrezikshëm i xhepave të autobusëve të Tiranës

Arrestohet 40-vjeçari me 4 emra në kërkim ndërkombëtar

Nëna braktis familjen dhe largohet drejt Greqisë, lë burrin dhe dy fëmijët e mitur

Arsyet pse duhet të ngelni shtatzënë pas moshës 35 vjeçare

Martohet Ingrit Gjoni? Këngëtarja publikon foto me vello nusërie

Martohet Ingrit Gjoni? Këngëtarja publikon foto me vello nusërie
















TE FUNDIT

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
26 Gusht, 2025

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së...

Lexo më shumë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
26 Gusht, 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
26 Gusht, 2025

“Izraeli dëshiron një marrëveshje të plotë dhe që i sjell pengjet në shtëpi”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë izraelite...

Lexo më shumë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
26 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com