Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

55-vjeçarja rrëfen historinë për aksidentin që i mori shikimin dhe vëllain

2019/12/20 at 4:43 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
55-vjeçarja rrëfen historinë për aksidentin që i mori shikimin dhe vëllain

“Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një 55-vjeçareje nga Burreli. Si pasojë e një aksidenti me bombë në moshën 7-vjeçare, Sofie Kolgjini humbi shikimin, ndërsa vëllai i saj humbi jetën. Kjo ishte një goditje e rëndë për të dhe familjen e saj.

Në atë moment rrjedha e jetës së saj mori një drejtim krejt tjetër dhe për shkak të këtij kufizimi të ri, i është dashur të përballet me sfida të mëdha. Ajo duhet të përshtatej me gjithçka që e rrethonte, por me mungesë të plotë të shikimit dhe njëkohësisht të largohej nga familja. Por kjo nuk e ndaloi atë të vazhdonte jetën dhe të ndiqte ëndrrat. Sofie u regjistrua në Institutin e Nxënësve që nuk shikojnë dhe sot ajo është mësuese muzike në këtë shkollë, por gjithashtu prej vitesh është pianiste dhe soprano lirike.

Mirela Milori: Çfarë mban mend nga fëmijëria jote?

Sofie: Unë nga fëmijëria kam qenë një fëmijë normal, si gjithë fëmijët e tjerë, deri në moshën 7- vjeçare, kam ndjekur kopshtin, isha gati për të nisur klasën e parë atë vit, por në mars të vitit ’71 ndodhi një aksident që ndryshoi komplet rrjedhën e jetës sime, gjithashtu dhe të familjes. Kjo ishte një tronditje që pësoi familja dhe sigurisht edhe unë si fëmijë. Kur ndodhi aksidenti, unë humba shikimin dhe normalisht jeta ime mori një tjetër drejtim. Në atë kohë, në vitin ’71, ne u informuam që në Tiranë ishte Instituti i Nxënësve që nuk shikojnë sepse unë nuk mund të vazhdoja më shkollën tani, për shkak të kondicionit fizik, që m’u shkaktua, nuk mund të shkoja në shkollat publike. Prindërit e mi më sollën në Institutin në Tiranë. Kam filluar klasën e parë aty, kam vazhduar gjithë ciklin 8-vjeçar, në atë institut, ku aty ne zhvillonim lëndët si në gjithë shkollat e tjera të Republikës, të gjithë programin, plus aty unë kam studiuar edhe piano, sepse mësusit e mi kuptuan që kisha talent në muzikë dhe që nga klasa e parë kam studiuar piano.

Mirela Milori: Çfarë mban mend nga dita fatkeqe që ndodhi gjithçka?

Sofie: Neve ishim duke luajtur, disa fëmijë ishte buzë-mbrëmje, prindërit e mi nuk ishin kthyer akoma nga puna. Se jam aksidentuar me bombë, vëllai im pak më i madh se mua e kishte parë diku, edhe i ishte dukur si lodër. Siç ishim grupi i fëmijëve na tha kam parë një kuti, me ngjyra ishin ato. E solli, askush prej nesh nuk e dinte, ishim fëmijë nga 7, 8, 9 vjeç, ishim të gjithë aty të lagjes, edhe na shpërtheu.. Në këtë aksident unë u verbova, vëllai im dhe një vajzë tjetër ndërruan jetë.

Mirela Milori: Mjekët të dhanë ndonjë mundësi që të bëje një ndërhyrje kirurgjikale apo ndodhi verbim i plotë?

Sofie: Jo, unë kam bërë edhe ndërhyrje, mjekime të ndryshme, por ky ishte fati.

Në studio, Sofie falenderon familjen e saj për kujdesin dhe dashurinë e madhe që kanë treguar për të gjatë gjithë kësaj kohe. /Burimi Tv Klan/

Etiketa: BOMBEshikim

Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Ligjvënësit britanikë mbështesin planin e Johnsonit për Brexit

Ligjvënësit britanikë mbështesin planin e Johnsonit për Brexit

Ndryshon ligji për punësimin në Gjermani, ja rregullat e reja

Ndryshon ligji për punësimin në Gjermani, ja rregullat e reja

Shengeni ballkanik, aktivistët e Vetëvendosjes protestojnë në bulevard

Shengeni ballkanik, aktivistët e Vetëvendosjes protestojnë në bulevard

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com