Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

500 skuterë për qytetarët në Tiranë, Veliaj: Mjete që nuk ndotin mjedisin, përdorini duke respektuar rregullat 

2024/07/06 at 1:54 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
500 skuterë për qytetarët në Tiranë, Veliaj: Mjete që nuk ndotin mjedisin, përdorini duke respektuar rregullat 

Mund t’i keni parë nëpër qytet, e ndoshta edhe i keni përdorur për të lëvizur në distanca të shkurtra në Tiranë. Janë 500 skuterë të rinj, që Bashkia e Tiranës dhe aplikacioni “Bin Bin” kanë shpërndarë kryesisht në kryqëzimet kryesore të qytetit, për të gjithë qytetarët që duan të lëvizin me një mjet ekologjik. Në prezantimin e projektit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këshilloi që përdorimi i skuterave të bëhet duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. 


“Tirana është bërë një qytet tejet turistik. Kjo do të thotë se qyteti, gjithmonë e më shumë, do t’i ofrojë mjete të tilla edhe për një treg tjetër, ndërkombëtar. Pra, nuk është momenti për t’i vandalizuar, as për abuzim, janë mjete që kushtojnë dhe duhen mirëmbajtur nga secili prej nesh, që ta lëmë në të njëjtën gjendje që e gjetëm. Na duhet një bashkëpunim si për çështje kundër vandalizimit, qoftë për çështje të sigurisë, jo vetëm mes bashkisë edhe “Bin-Bin”, por edhe me Policinë e Shtetit, Policinë Rrugore, Policinë Bashkiake, për të edukuar si mund të përdoret ky mjet i ri, sepse ashtu si çdo mjet tjetër, mund të shërbejë për të bërë punë, por mund të kthehet edhe në një armë për të prishur punë në momentin që përdoret keq”, u shpreh Veliaj. 

Ai shpjegoi se skuterat përdoren për lëvizjet e vogla brenda qytetit, pa shkaktuar ndotje në qytet. 

“Bëhet fjalë të përdoren për lëvizjet e vogla brenda qytetit. Çdo ditë, në qytet kryhen 800 mijë segmente me makinë. Nga këto, 400 mijë segmente janë më pak se 1 km. Këto segmente mund të bëhen me biçikletë, mund të bëhen në këmbë, mund të bëhen me autobus, dhe tani mund të bëhen edhe me skuter. Edhe taksitë elektrike nuk i solli Zana e Malit, por bashkia vendosi që, kush sjell makina elektrike, e merr licencën menjëherë. Vetëm ky ndryshim i legjislacionit e bën automatikisht Tiranën shumë herë më miqësore për taksitë elektrike dhe sot jemi thuajse 80% e flotës. Sigurisht, është edhe një mjet i pastër. Ka shumë njerëz që përdorin motor dhe mjete të tjera, disa prej tyre ndotin, janë me benzinë dhe naftë. Ky mjet është 100% i pastër”, tha ai. 

Sipas tij, si çdo mjet tjetër i transportit rrugor, edhe përdoruesit e skuterëve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit. “Duhet të respektojmë sigurinë dhe përdorimi i kokores është absolutisht i nevojshëm dhe i këshillueshëm. Ky nuk është një mjet akrobatik. Ky është një mjet pune për të shkuar nga pika A te pika B, nëse pika A dhe pika B është një hapësirë e vogël, dhe jo jashtë Tirane. Është shumë e rëndësishme që të zbatojmë atë që quhet demokracia e rrugës. Meqë paguajmë të gjithë taksa, të gjithë janë pronarë të rrugës, jo vetëm shoferët. është edhe në interesin e atyre që realisht kanë nevojë ta përdorin makinën, që t’i kenë këto lehtësime të trafikut, nga dikush tjetër që po tregohet shumë më miqësor, duke përdorur skuterin, biçikletën apo autobusin”, theksoi Veliaj. 



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
“Nisma për ndërtimet në Zonat e Mbrojtura i hap rrugë betonizimit”, Tabaku për lojërat e fatit: Do pastrohen paratë e krimit 

“Korrupsioni është kthyer në endemik”, Tabaku: Qeverisja i ka dalë për zot çdo afere! S’mund të luftohet me njerëzit që... 

Noka, Bardhi dhe Balliu takim me banorët e Kombinatit, u bëjnë thirrje që t’i bashkohen protestës së 11 korrikut 

Noka, Bardhi dhe Balliu takim me banorët e Kombinatit, u bëjnë thirrje që t’i bashkohen protestës së 11 korrikut 

Arrestimi i Ilir Beqajt, SPAK konfirmon prangosjen e ish-ministrit të Shëndetësisë 

Seancë maratonë në GJKKO, Beqaj mohon akuzat për abuzim me fondet e Bashkimit Europian 
















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com