TIRANE- “Të gjithë i harruan ngjarjet e 21 janarit, harruan se çfarë tragjedie na ndodhi ne. Po na vritet shpresa e fundit. Trupi i Aleksit po kalbet në varr pa faj dhe dosja e tij ka 5 vjet që myket në prokurori” . Kështu shkruan Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej 4 të vrarëve në protestën e 21 Janarit 2011.
Përmes një letre publike ai i bën thirrje “shtetit të shkundë drejtësinë dhe të dërgojë përpara drejtësisë organizatorët dhe vrasësit që tashmë janë të njohur prej nesh”.