Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

5 vendet e ndaluara për gratë dhe 5 vendet e ndaluara për burrat

2023/04/15 at 6:32 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
5 vendet e ndaluara për gratë dhe 5 vendet e ndaluara për burrat

Duket e pabesueshme, por edhe në mijëvjeçarin e tretë, shumë vende në botë nuk mund të vizitohen nga gratë ose burrat. Kriteri gjinor është vendosur në shumë raste nga traditat e një vendi, në raste të tjera nga normat e lashta të lidhura me fenë, e në të tjera nga barrierat e ngritura për arsye sigurie.

Vendet e ndaluara për gratë

Mali Athos, Greqi

Ndonëse është shpallur Trashëgimi Kulturore Botërore në vitin 1998, gjë që do ta bënte të hapur për të gjithë, mali ndodhet në një zonë të paarritshme dhe kërkon një leje të veçantë edhe për vizitorët meshkuj, ndërsa për gratë është rreptësisht e ndaluar. Kjo gjë është vendosur që në shekullin e 11-të, kur u ndalua jo vetëm hyrja e grave, por e çdo qenie të gjallë të gjinisë femërore. Të vetmet krijesa me ADN femërore të lejueshme janë macet, thelbësore për gjuetinë e minjve.

Tempulli i Ayyappan, Sabarimala, Indi

Tempulli është një vend i shenjtë për hindutë dhe i ndaluar për të gjitha gratë e moshës 6 deri në 60 vjeç, si një mënyrë për të përjashtuar praninë e femrave në moshë riprodhuese. E gjithë kjo ndodh për shkak të Zotit Ayyappan, të cilit i është kushtuar tempulli. Perëndia i është përkushtuar dëlirësisë, prandaj prania e grave në moshë riprodhuese në tempullin e tij konsiderohet e papërshtatshme.

Haji Ali Dargah, Mumbai, Indi

Një tjetër vend i shenjtë, po në Indi. Sot ky vend kulti nuk i lejon gratë të hyjnë, por gjatë një periudhë të kufizuar kohore gjatë vitit 2012, ishte e mundur që gratë të hynin aty. Mirëpo kjo u pa si një shkelje e rëndë e traditës, ndaj dhe u ndryshua sërish.

Mali Ōmine, Japoni

Mali Ōmine, i cili u bë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2004, vazhdon të jetë i mbyllur për gratë për shkak të një tradite të lashtë. Vetëm burrat mund të ecin nëpër shtigjet shkëmbore që të çojnë në tempullin budist, në majë të malit. Gratë konsiderohen një shpërqendrim dhe tundim për murgjit dhe për pelegrinët që shkojnë në tempull.

Stadiumet e futbollit, Iran

Deri në vitin 2019, asnjë grua në Iran nuk mund të hynte në stadiume, edhe nëse shoqërohej nga burri i saj ose një i afërm mashkull. Arsyeja e ndalimit ishte se gratë nuk lejohen të jenë në kontakt ose pranë me burra që nuk kanë lidhje. Megjithatë, ndonëse ky ligj tashmë është hequr, tradita e fortë bën që gratë dhe vajzat ende të mos ndihen të lira të shkojnë në stadium.

Vendet e ndaluara për burrat

Pylli i mangrove, Papua, Indonezi

Në provincën indoneziane të Papuas shtrihet një pyll që është i ndaluar për burrat. Është një zonë ku një komunitet femrash mbledh butakë, por gjatë punës gratë shpesh mund të heqin rrobat, ndaj burrat kategorikisht duhet të qëndrojnë larg ose do të përballen me gjoba të rënda. Ata madje mund të rrezikojnë edhe burgun.

Plazhi El Pedocin, Trieste

Emri “El Pedocin”, në dialekt do të thotë morra, ndodhet në Trieste dhe është ndoshta e vetmja zonë plazhi në Evropë e ndarë, veç për burrat dhe veç për gratë. Ndarja vlen edhe në ujë, ndaj kërkohet leje e veçantë për të hyrë në seksionin e seksit të kundërt.

Fshati Umoja, Kenia

Ky fshat kenian “vetëm për gratë”, i krijuar në vitin 1990 me iniciativën e matriarkes Rebecca Lolosoli, lindi nga nevoja për të ofruar mikpritje dhe strehim për gratë e dhunuara që i ikin abuzimeve seksuale ose që dëbohen nga burrat e tyre.

Tempulli i perëndeshës Sarasvati, Rajasthan, Indi

Ka shumë vende në Indi ku zbatohen kufizimet gjinore. Një prej tyre është tempulli kushtuar perëndeshës Sarasvati, gruaja e perëndisë Brahma. Ndalimi i burrave lidhet me një ngjarje që rrëfehet në mitologjinë hindu. Brahma duhej të kryente një ritual me Sarasvati-n, por ajo erdhi me vonesë, kështu që perëndia iu drejtua një perëndeshë tjetër. Për këtë arsye, Sarasvati u tërbua deri në atë pikë sa mallkoi tempullin dhe të gjithë burrat që do ta vizitonin atë.

“SuperShe”, Finlandë

Një vend vetëm për gratë është dhe ishull i vogël në brigjet finlandeze, “SuperShe”, krijuar nga Kristina Roth, një amerikane me origjinë gjermane. Në të mund të jetojë çdo grua që dëshiron të nisë jetën nga fillimi dhe të qëndrojë larg çdo burri.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Wagner: Ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina

Wagner: Ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina

Katër ditë pas grushtit të Manes, Sane shfaqet me buzën e fryrë

Katër ditë pas grushtit të Manes, Sane shfaqet me buzën e fryrë

PDIU nis fushatën, Idrizi: Debati s’duhet për autobusët falas, por për ekonominë

PDIU nis fushatën, Idrizi: Debati s'duhet për autobusët falas, por për ekonominë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com