Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

400 milionë qytetarë të BE-së votojnë këtë javë për Parlamentin Evropian

2024/06/03 at 4:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E djathta e vijës së ashpër pritet të fitojë bindshëm në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Rreth 400 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian do të votojnë këtë javë për të zgjedhur anëtarët e Parlamentit Evropian, në një nga ngjarjet më të mëdha demokratike globale. Rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë e fermerëve dhe luftërat në Gazë dhe Ukrainë janë çështjet kryesore në mendjet e votuesve. Të paktën një analiste mendon se rritja e partive të të djathtës së skajshme është a sigurt dhe pyetja kryesore sipas saj është sa e madhe do të jetë kjo rritje?

Mes 6 dhe 9 qershorit qytetarët e BE-së do të votojnë për anëtarët e Parlamentit Evropian. Ndërsa vazhdojnë luftërat në Lindje të Mesme dhe Ukrainë çështjet kyçe të fushatës janë mbrojtja dhe siguria.

Ekonomia, vendet e punës, varfëria, shëndeti publik, ndryshimet mjedisore dhe e ardhmja e Evropës janë gjithashtu çështje që vlerësohen të rëndësishme për votuesit e BE-së.

Një nga pyetjet më të rëndësishme pas zgjedhjeve është nëse presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të mbetet në krye si fytyra më e njohur e BE-së.

Momentalisht grupi më i madh politik është ‘Partia Popullore Evropiane’ e qendrës së djathtë, me 176 vende, i pasuar nga grupi i Partisë të Socialistëve Evropianë me 139 vende. Pas tyre renditen grupi i liberalëve pro-evropianë me 102 vende dhe grupi i partive të gjelbra dhe atyre rajonale me 72 vende.

Dy grupe të të djathtës së skajshme, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR) dhe Identiteti dhe Demokracia (ID), mund të dalin si grupet e treta dhe katërta pas zgjedhjeve.

Në Itali, Partia Demokratike shpreson të marrë më shumë vende se partia Vëllezërit e Italisë të Kryeministres Giorgia Meloni.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje evropiane, ato janë zgjedhje me rëndësi për vendin. Partia Demokratike duhet të sigurojë një votë më shumë se Giorgia”, thotë Rocco Castelli, mbështetës i Partisë Demokratike të italisë.

Në Portugali, partia e të djathtës së skajshme ‘Chega’ e André Venturës pati rritje të madhe në zgjedhjet që u mbajtën në muajin maj në këtë shtet.

Zoti Ventura shpreson të përfitojë nga kjo edhe në zgjedhjet e BE-së.

Mbështetësit e tij duan kufizime për imigracionin.

“Bashkimi Evropian duhet të kuptojë se të kesh një zemër të mirë nuk do të thotë të mbash derën hapur për çdo person që dëshiron të vijë. Ne kemi traditat tona dhe ato gjithashtu duhet respektuar. Unë i respektoj traditat e të tjerëve, nëse shkoj në një vend mysliman e mbuloj kokën siç kërkohet”, thotë Rosa Viegas mbështetëse e partisë Chega

Maria Demertzis, analiste e Institutit Bruegel, parashikon një rritje të të djathtës.

“Çështja është sa e madhe do të jetë kjo rritje?” thotë ajo.

“Është e pamundur të mendosh që ndonjë vend i vetëm të jetë në gjendje të trajtojë sfidat e mëdha që kemi para, nga ndryshimet klimatike, deri te mbrojtja. Pra, roli i Evropës, në përpjekje për të patur ndikim, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe për këtë arsye vendet duhet të kenë kujdes se si po merren këto vendime në Evropë”, thotë zonja Demertzis.

Zgjedhjet e BE-së mbahen çdo pesë vjet në bllokun 27-anëtarësh. Ky vit shënon zgjedhjet e 10-ta parlamentare që nga zgjedhjet e para më 1979 dhe të parat pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Rezultatet e para dalin në mbrëmjen e 9 qershorit pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit në të gjitha vendet anëtare. Vendi i parë që hapë qendrat e votimit është Holanda.

Numri i deputetëve të zgjedhur në çdo vend varet nga madhësia e popullsisë. Malta, Qipro dhe Luksemburgu kanë nga gjashtë deputetë ndërsa Gjermania ka numrin më të madh, 96 deputetë.

Në vitin 2019, Parlamenti Evropian kishte 751 ligjvënës.

Pas largimit të Britanisë nga BE-ja në vitin 2020, numri i eurodeputetëve ra në 705. Disa nga 73 vendet e mbajtura më parë nga eurodeputetët britanikë u rishpërndanë tek shtetet e tjera anëtare.

Pas këtyre zgjedhjeve, Parlamenti Evropian do të ketë 15 eurodeputetë më shumë, duke e çuar totalin në 720. Dymbëdhjetë vende do të marrin eurodeputetë shtesë./VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend

Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend

Video/Pritën vdekjen të përqafuar, momentet e fundit të 3 miqve përpara se t’i rrëmbejë rrjedha e ujit në Itali 

Video/Pritën vdekjen të përqafuar, momentet e fundit të 3 miqve përpara se t’i rrëmbejë rrjedha e ujit në Itali 

Maldivet i ndalojnë hyrjen izraelitëve, reagon Tel Avivi: Largohuni menjëherë

Maldivet i ndalojnë hyrjen izraelitëve, reagon Tel Avivi: Largohuni menjëherë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com