Një rrobaqepësi është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Rrëshen. Policia deklaron se nga hetimet e kryera, zjarri nuk është shkatuar nga shkëndijë elektrike.
Sipas hetimeve, dyshohet se zjarri është vënë nga një 40-vjeçare, e cila vuan nga problemet e shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.