Një burrë i dha fund jetës duke u vetëvrarë me automatik. Në xhep madje iu gjet edhe një granatë. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan 40 vjeçarin me iniciale K.H. të derdhte plumbat mbi veten. Policia thotë se është duke hetuar për këtë, si dhe për plagosjen e një gruaje 54 vjeçe. Paraprakisht thuhet se gruaja me iniciale H.H. është gruaja e xhaxhait të viktimës. Ajo ka tentuar të ndalojë 40 vjeçarin dhe ka mbetur e plagosur. Gruaja po trajtohet në spitalin e Traumës dhe ka kaluar rrezikun për jetën. Ngjarja ndodhi gjatë narës në fshatin Kovaç të Tropojës. /Opinion.al