Përgjegjësja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Dr. Silva Bino njoftoi se janë konfirmuar edhe katër raste të reja me covid-19 në Shqipëri.
“Janë testuar në 24 orët e fundit 42 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 605 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 55 raste”, tha Bino.
Prej tyre në Tiranë janë 38 raste, Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), Lushnje 2 raste, Elbasan 2 raste, Fier 6 raste, Rrogozhinë 2 raste.
25 të prekur janë shtruar në spitalin Infektiv
“25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente” shtoi Bino. /Opinion.al