Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në vendin tonë që pas heqjes së masave kufizuese.
Mësohet se në Spitalin e Elbasanit është mbyllur reparti i gjinekologjisë. Sipas “Abcnews”, në këtë repart rezultuan të infektuara katër infermiere.
Gjithsej në në martenitetin e Elbasanit u morën 19 tamponë, nga të cilët katër rezultuan pozitivë.
Nga 19 tamponë që janë marrë, pas rasteve të para të covid-19 në martenitetin e Elbasanit, kanë rezultuar edhe 4 të infektuar të tjerë.
Ndërkohë, vijon gjurmimi i rasteve, pasi katër infermieret kanë pasur kontakte të me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor./ Opinion.al