Rreth dy javë pasi qëndroi në gjendje kome, ka ndërruar jetë fatkeqësisht 18-vjeçari shqiptar, Albert Dreni. Në 3 korrik një bandë latine e njohur me emrin “Mara Salvatrucha” u fut në një lokal, në Milano të Italisë dhe sulmoi një grup të rinjsh, me pretendimin se ishin bandë rivale.
I riu Albert Dreni u plagos me disa goditje thike afër zemrës, ndërsa u fut për të mbrojtur shokun e tij. Për këtë ngjarje deri tani policia italiane ka arrestuar dy persona. 18-vjeçari, me origjinë nga Durrësi jetonte në Itali me të motrën dhe xhaxhin. /klan