Ndërsa ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vladimir Kosta, Prokuroria ka kërkuar nga Europol të verifikojë shenjat e gishtërinjve për 4 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për deputetin socialist Artan Gaçi, deputetët e PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputetin e pavarur Mhill Fufi.
Deputetët e lartpërmendur janë pjesë e hetimeve në bazë të ligjit të dekriminalizimit që ka për qëllimin pastrimin e politikës nga persona të dënuar.