Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“38 familje gjermane kanë blerë në Shëngjin”, Ndreu: Në rritje numri i turistëve të huaj në Lezhë

2024/07/12 at 1:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“38 familje gjermane kanë blerë në Shëngjin”, Ndreu: Në rritje numri i turistëve të huaj në Lezhë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur për situatën e turizmit në Lezhë, e cila sipas tij shihet tejet pozitive.

“Sezoni ka filluar, nuk është në pikun e vet, kuptohet. Le ta themi që 15 ditëshi i parë i Korrikut nuk ka qenë asnjëherë piku. Mendoj se me disa kontakte me disa operatorë turistikë situata është në përmirësim të përditshëm. Disa njësi akomoduese që kanë më shumë organizim dhe më shumë shërbim më të mirë janë pothuajse plot, ndërsa ka të tjera që nuk janë në nivelin e tyre. Gjithsesi e përgjithshmja në Lezhë është pozitive, duke pasur parasysh që jo vetëm turizmi bregdetar është ai që e mat këtë, por është edhe turizmi në objektet historike, religjioze, është edhe ajo në Lezhë qershia mbi  tortë që është turizmi kulinar”, tha Ndreu.

Një numër i madh vizitorësh që shkojnë drejt Lezhës janë të huaj.

Ka të nënshtetësive të ndryshme, ndërsa kryebashkiaku Ndreu përcolli një detaj interesant. Ai tha se ka shumë familje, gjermane, franceze dhe polake që kanë blerë apartamente në zonën e Shëngjinit.

“Numër të kalkuluar ne nuk kemi, por në biseda që kam bërë me disa operatorë turistikë, janë në rritje të ndjeshme. Ka shtetas holandezë, ka që kanë ardhur anglezë, ka që kanë ardhur gjermanë. Janë 38 familje gjermane që kanë blerë në Shëngjin. Janë francezë që kanë blerë në Shëngjin. Ka polakë shumë që kanë blerë. Edhe në frekuentimin e këtyre objekteve ka një rritje. Kemi restorante që kalon 100 mijë turistë në vit që darkojnë apo drekojnë aty. Laguna e Kune Vainit, por Vaini sidomos është një histori shumë e dashur për shumë e shumë të huaj, që shkojnë pasi rruga është e kuruar, gastronomia në nivele shumë të larta. Laguna është gjë e bukur për ta parë dhe të gjitha bashkë e bëjnë Lezhën shumë të frekuentueshme dhe frekuentimi po rritet”, tha Ndreu.

Sipas tij me përmirësimin e infrastrukturës pritet të shtohet edhe numri i vizitorëve. Ai theksoi se bashkia ka adresuar çdo problem dhe pritet që shumë shpejt gjithçka të marrë zgjidhje.

Ndreu i ktheu edhe një përgjigje pyetjes nëse Lezha do të ketë konkurrencë të vazhdueshme më Shkodrën për turizmin. Këtë e konsideron si një batutë të kryeministrit Edi Rama dhe tha se si Shkodra e Lezha kanë sharmet e veta dhe se çfarë t’u ofrojë secila turistëve.

“Kjo u bë batutë. Nuk kam konkurrencë me askënd dhe më gëzon çdo lloj arritje e çdo bashkie në Shqipëri. Kjo është më shumë një shaka e kryeministrit që ka marrë dhenë. Shkodra ka sharmin e vet, nuk mund ta diskutoj. Shkodra është Shkodër. Lezha është e Lezhë dhe po bëhet e mirë. Shkodra ngelet e mirë dhe duhet të bëhet e mirë. Beneti do ta bëjë padiskutim se nuk ka shans më të madh për Shkodrën se ai dhe nuk ka për të pasur kurrë. Shkodranët po e prekin këtë histori. Ka njerëz që nuk u bëhet qejfi kurrë. Edhe në shtëpi nuk u bëhet qejfi të gjithëve. Të dhënat janë shumë pozitive dhe unë nuk kam garë. Përkundrazi shkëmbejmë eksperiencat edhe me kryetarët e tjerë të bashkive”, tha Ndreu.

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Falsifikonin dokumente për kalim në Angli/Prokuroria e Tiranës godet bazën, arrestohet eksperti i IT-së në gjykatën e Korçës  

Sekuestrohen kokainë, heroinë dhe.../ Policia aksion antidrogë në Tiranë, lëshohen 20 urdhër-arreste 

Spiunonin për Rusinë, arrestohet një ushtare së bashku me bashkëshortin e saj, ja si u zbulua “tradhtia” e tyre 

Spiunonin për Rusinë, arrestohet një ushtare së bashku me bashkëshortin e saj, ja si u zbulua “tradhtia” e tyre 

“Shpërndanin drogë në shkolla e lokale nate’’/ Drejtori i Policisë: Janë lëshuar 24 urdhër arreste

“Shpërndanin drogë në shkolla e lokale nate’’/ Drejtori i Policisë: Janë lëshuar 24 urdhër arreste

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com