Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë një konflikti të ndodhur në lagjen numër 5 në Durrës.
Të plagosurit janë identifikuar me inicialet M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se personi që ka qëlluar me thikë është shtetasi R. F., 37 vjeç, i cili ende nuk është arrestuar.