35 depozita në një pallat, 2 apartamente rrënohen nga myku e lagështia

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në një pallat në “Rrugën e Kavajës” në kryeqytet për depozitat e 35 familjeve, të vendosura mbi sipërfaqjen e dy apartamenteve. Shtëpitë e dy familjeve që mbajnë depozitat, janë gjithë lagështirë e kthehen në pishina sa herë rrjedhin depozitat.


Vjollca Matelli dhe familja Lloja janë familjet e dëmutara dhe pamjet janë vërtet skandaloze nga myku e lagështia. Vjollca tregon se që nga viti 2012 bën ankesa në bashki, por nuk ka marrë zgjidhje.

Drejtoresha e administrimit Klodiana Bici: Në lidhje me depozitat, është sipas ligjit, do të thotë është Asambleja që merr vendime.

Gazetarja: Nga z. Gogu, domethënë, këshilli bashkiak i asaj kohe.

Drejtoresha e administrimit Klodiana Bici: Po, i 2019-ës.

Gazetarja: Që do të hiqeshin depozitat, por kjo vetëm nëse do të kishte ujë 24 orë. Ne nuk kemi sot ujë 24 orë.

Drejtoresha e administrimit Klodiana Bici: Duhet të informohem për rastin, pastaj të kthej përgjigje.

Gazetarja e “Stop” interesohet në bashkinë e Tiranës dhe pasi merr informacion, rezulton se i është  kërkuar llogari personit që bën administratorin dhe është paralajmëruar se do të hiqet nga regjistri i administratorëve nëse nuk e zgjidh problemin e depozitave./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT