Një 34-vjeçare, banuese në Itali, ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur çantën me 3 mijë euro, në ambientet e jashtme të një byrektorje.
Ajo ka zbuluar se brenda kishte dhe aksesorë të tjerë floriri dhe dokumente.
“Në stacionin e Policisë Belsh, ka kallëzuar shtetasja M. T., 34 vjeçe, banuese në Itali, se në ambientet e jashtme të një byrektorje i kanë vjedhur çantën brenda së cilës kishte 3000 euro, disa aksesorë floriri dhe dokumente”-njofton policia.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.