Në Kosovë u konfirmuan të premten edhe 34 raste të reja me koronavirus duke kaluar kështu edhe numrin e të infektuarve në Shqipëri.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) tha se në total janë testuar 264 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Aty po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 162 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Nga 5,890 tesitme të kryera gjithësej, 703 persona kanë rezultuar me koronavirus në Kosovë dhe 19 kanë ndërruar jetë. /Opinon.al