33 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë shënuar me COVID dhe 2046 raste të reja.
Ndërkohë, numri i të intubuarve nga sëmundja ka shkuar në 331. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 643,055, ndërsa ai i viktimave në 14,639./ Opinion.al