Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

33 mln € abuzimi me fondet e BE-së për bujqësinë? Denaj: Raste parregullësie

2024/07/18 at 3:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
33 mln € abuzimi me fondet e BE-së për bujqësinë? Denaj: Raste parregullësie

Në seancën plenare të ditës së sotme po zhvillohet interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti demokrat Agron Shehaj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj ka theksuar se në 5 vitet e fundit, bujqësia shqiptare është rritur me 34% më shumë.

Referuar shifrës së pretenduar 33 milionë Euro për abuzim me fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare, ministrja Denaj thotë se janë evidentuar reste parregullësie me vlerë totale shumëfish më të vogël se kjo.

”Në IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga çdo cep i Shqipërisë, janë krijuar mundësi punësimi për më shumë se 1 mijë punonjës dhe kemi siguruar zgjerim të ekpsorteve në 80 tregje elitare ndërkombëtare. Ngritja e një rrjeti të gjerë agroturizmi i kanë dhënë turizimit rural një shtysë zhvillimore.

Mbështjetja është evidentuar, e prekshme në çdo cep. Mbështetja është rritur në vitet e fundit dhe do të vijojë të rritet. Faktet nuk mund të mohohen. Sipas INSTAT, në harkun kohor të 5 viteve të fundit, bujqësia shqiptare është rritur me 1.3 miliardë Euro, ose 34 për qind më shumë nga 2.5 miliardë në 3.8 miliardë Euro. Këto i sjell këtu për të mos dhënë asgjë më shumë për të thënë se bujqësia është drejt rritjes.

Ky është një proces, i cili si për çdo vend në fazën e paraanëtarësimit ka si objektiv rritjen e kapaciteteve njerëzore. OLAF ka kryer vrojtim administrativ 2021-2023, në përfundim të hetimit iu përcoll autoriteteve shqiptare ekstrakti i raportit nga zyra në Tetor 2023. E vërtetë që raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë. Është kërkuar përgatitja e një draf plani. Puna për të cilën kemi marrë angazhim në Janar. Kemi marrë veperime korrigjuese për rikuperimin e fondeve.

Po punojmë për rritjen e kapaciteteve të vlerësimit përmes sistemeve dixhitale për të gjitha detajet që ky plan veprimi ka marrë angazhim. Është në proces evidentimi roli i konsulentit, marrëdhënia mes konsulentit dhe përfituesit, e lirë mes palëve. AZHBR dhe të gjitha strukturat po marrin masat për të gjitha strukturat e llogaridhënies të fondeve të BE-së. Kemi punuar fort. Ne nuk kemi dalë të bëjmë politikë. Me këtë raport kemi ulur kokën për të punuar dhe për të sqaruar disa çështje që në aspekte proceduriale kemi nevojë t’i përmirësojmë.

IPARD 3 nuk është hapur. Është një proces që kërkon plotësimin e më shumë dokumentacioneve, përpjekjet për të ndryshuar aspekte të kontrollit parandalues. Përdorimi i kësaj çështje për arsye politike nuk e ndihmon fermerin. Jemi duke punuar në të gjitha aspektet që ky institucion të jetë në lartësinë e IPARD3. Kontrolli është i vazhdueshëm dhe kryhet nga të gjitha strukturat.

Ju pyesni, OLAF pretendon për 33 milionë Euro. Ritheksoj se ekstrakti i raportit nga zyra e Dixhiagrit dorëzuar qeverisë shqiptare evidenton raste parregullësie në një vlerë totale shumëfish më të vogël se kjo shumë që përmendet në raport dhe terminologjia nuk është e njëjtë me atë që përdoret”, tha Denaj.

Ju sugjerojmë

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
Kronikë

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

17 Qershor, 2025 2:20 pm
“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
Aktualitet

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

17 Qershor, 2025 2:16 pm
Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska
Aktualitet

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

17 Qershor, 2025 2:07 pm
Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit
Aktualitet

Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit

17 Qershor, 2025 2:05 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë

17 Qershor, 2025 1:53 pm
Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj
Politikë

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj

17 Qershor, 2025 1:44 pm
Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..
Bota

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..

17 Qershor, 2025 1:41 pm
Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

17 Qershor, 2025 1:24 pm
Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…
Kryesore

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…

17 Qershor, 2025 1:03 pm
Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman
Bota

Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman

17 Qershor, 2025 12:55 pm
Para
Goditi me sëpatë dy të afërmet e tij, arrestohet autori

Memaliaj/ Kërcënoi me sëpatë bashkëshorten, arrestohet 61-vjeçari

Rama i zhgënjyer nga ushqimi në Angli: Nuk kanë faj britanikët që kur vijnë te ne thonë…

Rama i zhgënjyer nga ushqimi në Angli: Nuk kanë faj britanikët që kur vijnë te ne thonë…

Fushata “Bashkohu me Policinë” në Tiranë, Balla fton maturantët të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë

Fushata “Bashkohu me Policinë” në Tiranë, Balla fton maturantët të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë

TE FUNDIT

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
17 Qershor, 2025

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit pas kërkesës së bërë nga ish-deputetit Ervin Salinji për t’u liruar nga burgu....

Lexo më shumë

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
17 Qershor, 2025

Blendi Himçi, deputet i PD në legjislaturën e ardhshme  foli për mediat pas përplasjeve lidhur me rinumërimin e votave për...

Lexo më shumë

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska
17 Qershor, 2025

Në Urdhrin e Psikologut vijon një debat i fortë për emrin se kush do ta drejtojë atë. Brunilda Laboviti, e...

Lexo më shumë

Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit

Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit
17 Qershor, 2025

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com