Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

32 vetë që largoheshin nga tmerri i luftës në një maune, babë e bijë kujtojnë agimin e paqes

2024/02/18 at 3:35 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
32 vetë që largoheshin nga tmerri i luftës në një maune, babë e bijë kujtojnë agimin e paqes

17 shkurti shënon një nga festat më të bukura të shqiptarëve, Pavarësinë e Kosovës. E ndërsa në këtë ditë festojmë, shërben edhe si një formë kujtese për historinë, për vuajtjet e luftës, për dhimbjen por edhe për dorën e zgjatur dhe mikpritjen që Kosova gjeti në Shqipëri.


Kjo është arsyeja që ka sjellë Marigonën dhe babain e saj, Njaziun në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ata kanë ardhur pas 25 vitesh për të falenderuar për mikpritjen që kanë gjetur në Marikaj. Rrëfimin për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan e nis Njaziu, i cili kujton se në vitin 1999 një kamion me 32 persona brenda tij udhëtoi për një javë.

Më 4 prill ata mbërritën në Kukës dhe të nesërmen vazhduan drejt Tiranës. Gjatë ndalesës në një karburant, Njaziu pyet dikë edhe sa larg ndodhej Tirana sepse 32 njerëz kërkonin strehim. I huaji, i quajur Mahmut Shibe nuk i la të vazhdonin më tej, por u hapi derën e shtëpisë.

Njazi: Së bashku me të na ka dërguar në pallatin ku jetonte, 2 dhoma. Na ka përgatitur ushqimin e vet, ai e di si e ka përgatitur.

Marigona: Pilaf. Ka qenë pilafi më i shijshëm në jetë që kam ngrënë ndonjëherë.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Marigona: S’e harroj kurrë.

Njazi: Edhe çaj e kafe ashtu sipas mundësive. 

Ardit Gjebrea: 32 vetë në 2 dhoma e një kuzhinë?

Njazi: Ashtu si na ka nxënë nuk e di, është tmerrësisht e paparashikueshme.

Ardit Gjebrea: Dhe keni ngrënë të 32 atë natë dhe gatoi zonja e Mahmutit apo jo?

Njazi: Po, zonja e Mahmutit. E falenderoj shumë.

Ardit Gjebrea: Ku fjetët atë natë?

Njazi: Atë natë gjysma kemi fjetur te Mahmut Shibe, në ato 2 dhoma që kishte.

Ardit Gjebrea: Gjysma tjetër?

Njazi: Gjysma tjetër fjetëm në maune, por ne 7 ditë kemi fjetur vetëm në maune.

Dita e nesërme ishte një agim i ri në jetën e 32 personave.

Marigona: Atë desha të shtoj se unë si fëmijë kujtoj këto momentet e bukura se s’i kam pasur brengat e  prindërve, kam qenë fëmijë… Të nesërmen në mëngjes unë kam fjetur në maune, kam qenë ndër ata njerëz por ishte luks të flije në maune, gjysma e njerëzve nuk ishim, kishim mundësi të shtrinim këmbët e duart. Të nesërmen në mëngjes dëgjoheshin zhurmat e njerëzve dhe kishim fikë ta hapnim se nga trauma e luftës nuk e dinim saktë ku ishim. Kur e kemi hapur, ka një lloj dere, shoh njerëzit që ishin mbledhur me rroba, me ushqime, me pije, me ujë, ishin mbledhur rreth e rreth maunes tonë dhe prisnin që ne ta hapnim atë të na ofronin ushqim, rroba, pije. Aty ka qenë sinjali i parë, ajo shenja e parë e paqes dhe e dashurisë për mua si fëmijë.

Ardit Gjebrea: Ti si e mban mend luftën?

Marigona: Luftën e kujtoj blic, sekuenca-sekuenca por asnjëher nuk tentoj ta mbledh atë pazëll, dua ta largoj. Pastaj prej atij momenti në Marikaj e tutje ka qenë një dnër aventurat më të bukura për mua  si fëmijë kjo pjesa e të qëndruarit në Marikaj./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Para

Spanjë/ Zjarri përfshin shtëpinë e të moshuarve, vdesin 2 gra, plagosen 18 të tjerë

Hapen në Mars aplikimet për panelet e ujit/ Do të përfitojnë 2 mijë familje në vend

Hapen në Mars aplikimet për panelet e ujit/ Do të përfitojnë 2 mijë familje në vend

Të rinjtë dhe vajzat po lënë fshatin për qytetin

Të rinjtë dhe vajzat po lënë fshatin për qytetin
















TE FUNDIT

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
10 Shkurt, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
10 Shkurt, 2026

Mbreti Charles III është gati të ofrojë mbështetje për policinë britanike ndërsa shqyrton akuzat kundër vëllait të tij Andrew Mountbatten-Windsor....

Lexo më shumë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com