Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

300 mln lekë për start up-et në 2024, hapet thirrja për sipërmarrjet e reja inovatore

2024/02/17 at 12:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
300 mln lekë për start up-et në 2024, hapet thirrja për sipërmarrjet e reja inovatore

Për të ndihmuar sipërmarrjet e reja inovatore në Shqipëri, por edhe zhvillimin apo rritjen e mëtejshme të atyre ekzistuese, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania, hapën thirrjen për bizneset që duan të përfitojnë nga grantet prej 300 milionë lekësh të vëna në dispozicion për vitin 2024 nga Qeveria Shqiptare.


Duke nisur nga 16 Shkurti, kushdo që ka një ide inovative për zhvillimin e një Start Up-i, mund t’i bashkohet garës për mbështetjen financiare, e cila do të zhvillohet në tre faza.

Në eventin që shënoi shpalljen e thirrjes, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha se përmes këtyre granteve synohet mbështetja nga 55 deri në 75 start up-eve në vlerë deri në 9 mln lekë. Sipas saj, kjo është thirrja e dytë që Qeveria Shqiptare ka bërë për mbështetjen e start up-eve.

“Ne synojmë që ta mbështesim sipërmarrjen në tre kategori të jetës së tyre. Së pari, do të mbështesim idetë, të cilat kryesisht presim të vijnë nga studentët, të rinjtë, që kanë menduar të zhvillojnë një biznes, por ende nuk kanë një kompani të regjistruar. Këto ide do të mbështeten deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve. Në kategorinë e dytë do të mbështesim ato sipërmarrje, të cilat janë aktive dhe përmes financimit nga grantet e Qeverisë duan ta zhvillojnë dhe komercializojnë atë. Për këtë kategori mbështetja do të jetë 4.5 milionë lekë.   Do të kemi edhe një kategori të tretë, me anë të së cilës synojmë të tërheqim sipërmarrjet që i kanë të zhvilluara prototipet, por kanë nevojë për financim për të rritur linjën e prodhimit dhe ndërkombëtarizuar prototipin e tyre. Kjo kategori do të mbështetet deri në 9 milionë lekë”, sqaroi ajo.

Ministrja Ibrahimi dha lajmin e mirë se ditën e hënë prezantohet Strategjia për Sipërmarrjet Inovative, për të cilën Agjencia StartUp Albania ka disa muaj që punon. Kjo strategji do të ndihmojë edhe në ristrukturimin e ekosistemit të start up-eve.

“Strategjia prek tre shtylla kryesore: sipërmarrjen inovative, zhvillimin e sektorëve dhe gjithëpërfshirjen. Qeveria shqiptare po punon edhe për një strategji të sipërmarrjeve të specializuara, megjithatë faza e identifikimit të sektorëve që kanë nevojë për inovacion tashmë ka mbaruar dhe janë pikërisht këto sektorë që synohen të mbështeten, jo vetëm nëpërmjet fondeve që do të japë herë pas here qeveria, por edhe përmes instrumenteve të tjera që do të ndërtojmë, me qëllim që inovacioni të shkojë aty ku ka më shumë nevojë”, tha ajo.

Ibrahimi nënvizoi se për këtë qëllim do të punohet për më shumë ndërveprim mes start up-eve dhe të rinjve.

“Ne jemi të përkushtuar të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme që rinia shqiptare t’i shfrytëzojë mundësitë dhe potencialin që ka. Ne nuk mund ta zhvillojmë këtë ekosistem vetëm në Tiranë, ku sigurisht potencialet dhe mundësitë janë më të mëdha, por duam ta nxisim edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”, shtoi ajo.

Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arian Ymeri, u fokusua te prezantimi konkret i shpalljes së thirrjes për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja dhe ekzistuese. Ai tha se së shpejti nis fushata e komunikimit në rrethet e Shqipërisë, për të ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e garës.

“Ne do të konsultohemi çdo ditë fizikisht dhe virtualisht, ndaj kemi përgatitur një program shumë ambicioz për të dalë edhe jashtë Tiranës, në universitete, për të komunikuar dhe shpjeguar sa më shumë, në mënyrë që aplikimet tuaja të jenë sa më cilësore. Duam që ky fond të shpenzohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe procesi të jetë sa më transparent”, u shpreh Ymeri.

Tre fazat e mbështetjes financiare për start up-et janë:

Faza e parë, ku mund të sigurohet financim deri në 1.5 milionë lekë për ide inovatore, që do të zhvillohen që në hapat fillestarë.

Faza e dytë, ku mund të sigurohet financim deri në 4.5 milionë lekë për zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve, që kanë minimalisht 1 vit që operojnë në treg, që kanë dorëzuar një pasqyrë financiare dhe kanë krijuar një prototip, i cili është i tregtueshëm e që duhet zhvilluar më tej.

Faza e tretë, ku mund të sigurohet financim deri në 9 milionë lekë. Në këtë fazë mund të aplikojnë bizneset që, tashmë e kanë një produkt ose shërbim të zhvilluar, i cili është i tregtueshëm, por ka ende nevojë për financim për t’u rritur dhe ndërkombëtarizuar.

Të gjitha aplikimet do të kryhen përmes portalit “e-Albania” brenda një afati 30 ditor. Përmes kësaj thirrjeje, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania synojnë mbështetjen financiare deri në 75 projektet më të mira, me qëllim ndërlidhjen e ideve inovatore për zhvillimin e bizneseve ekzistuese, veçanërisht në sektorët prioritar të Qeverisë.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR STARTUP-ET:

Startup-et që aplikojnë për mbështetje financiare nga ky grant, duhet të logojnë gjatë aplikimit, dokumentacionin sipas listës së mëposhtme:

– Formularin e aplikimit të plotësuar;

– Formatin e buxhetit të plotësuar;

– Prezantimin në formatin e ofruar

– Pasqyrat financiare për dy vitet e kaluara të biznesit, nëse është e aplikueshme.

Gjithashtu, aplikantët duhet të kalojnë procesin administrativ të kualifikimit, i cili do të zbatohet nga sekretariati teknik i ngritur pranë Agjencisë Startup Albania. Gjatë këtij procesi do të verifikohen:

– Pasaporta e Startupit (jo më e vjetër se dy vjet në momentin e aplikimit)

– Dokumenti i regjistrimit në organin tatimor (NIPT) në rastin e personave fizikë ose juridikë të regjistruar në regjistrin tregtar;

– Bilanci i vitit paraardhës për aplikuesin person fizik ose juridik të regjistruar mbi 1 vit në regjistrin tregtar;

– Vërtetim për pagim detyrimesh;

– Dëshmi penaliteti e aplikuesit (e lëshuar gjate muajit të hapjes së thirrjes).



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Anëtarë i një grupi kriminal, 48-vjeçari polak arrestohet në Muriqan

Anëtarë i një grupi kriminal, 48-vjeçari polak arrestohet në Muriqan

Çela dorëhiqet pas 17 ditësh, Devolli trajner i ri i Kukësit

Çela dorëhiqet pas 17 ditësh, Devolli trajner i ri i Kukësit

Basha: Edhe McGonigal fshihet pas aferës së Inceneratorëve, së shpejti kallëzim në SPAK

Basha: Edhe McGonigal fshihet pas aferës së Inceneratorëve, së shpejti kallëzim në SPAK
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com