Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“30 vjeçarja theu xhamin në komisariat”,Policia e Tiranës:Asnjë lloj dhune ndaj saj!

2025/06/22 at 11:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“30 vjeçarja theu xhamin në komisariat”,Policia e Tiranës:Asnjë lloj dhune ndaj saj!

Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku pretendohet se punonjësit e Policisë kanë ushtruar dhunë ndaj një 30-vjeçareje të ndaluar në Komisariatin nr.1 në kryeqytet.

Në një njoftim zyrtar, Policia sqaron se gjatë gjithë ndërhyrjes dhe procedurave ndaj shtetases A. P., banuese në Prishtinë, nuk është ushtruar asnjë formë dhune. Sipas Policisë, të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me procedurat standarde, në prani të një punonjëseje të Policisë.

“Sqarojmë se në asnjë moment shërbimet e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë ndaj 30-vjeçares dhe pretendimet e bëra publike nuk janë të vërteta. Punonjësit e Policisë kanë zbatuar në mënyrë të rregullt detyrën dhe kanë vepruar në bazë të ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 të datës 21 qershor, kur u ndalua një automjet i drejtuar nga një 23-vjeçar, vëllai i të arrestuarës, i cili dyshohej se ishte në gjendje të dehur. Më pas, në vendngjarje mbërriti edhe e reja, e cila kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë. Pasi kjo e fundit u ndalua, rezultoi po ashtu në gjendje të dehur.

Në ambientet e komisariatit, 30-vjeçarja ka goditur me grusht xhamin e dhomës së shoqërimit.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasen A. P., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Arrestimi i saj u bë pasi: Rreth orës 03:50 të datës 21.06.2025, gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll dhe verifikim automjetin me drejtues shtetasin E. P., 23 vjeç. Gjatë komunikimit me punonjësit e Policisë, 23-vjeçari ka krijuar dyshime se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit. Për këtë arsye është kërkuar ndihma e punonjësve të Policisë Rrugore për t’i bërë testin e alkoolit, ku testi i parë ka rezultuar 0.48 mg/l. 23-vjeçarit i është kërkuar të bëjë për herë të dytë testin e alkoolit, në zbatim të procedurës standarde, por ai ka refuzuar të kryejë testin e dytë.

Në momentin që punonjësit e Policisë po komunikonin me 23-vjeçarin për të bërë testin e alkoolit, aty ka ardhur me një automjet tjetër shtetasja A. P., motra e tij, e cila ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i penguar ata të kryenin detyrën. Punonjësit e Policisë i kanë bërë testin e alkoolit edhe 30-vjeçares, në prani të një punonjëseje policie(e cila ka qënë prezent nga momenti i parë e deri në përfundim të të githa veprimeve), ku rezultoi se 30-vjeçarja drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.38 mg/l.

30-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjatë kohës që ndodhej në ambientet e dhomës së shoqërimit, shtetasja A. P. ka goditur me grushte xhamin e dritares së kësaj dhome, duke e thyer atë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sqarim: Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale për këtë rast theksojmë se: Shërbimet e Policisë, në asnjë moment, nuk kanë ushtruar dhunë ndaj 30-vjeçares dhe pretendimet e bëra publike nuk janë të vërteta. Punonjësit e Policisë kanë zbatuar procedurat standarde të punës dhe në asnjë moment nuk kanë ushtruar dhunë ndaj saj apo ndaj vëllait të saj, të përfshirë në këtë rast.

Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
Bota

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

3 Gusht, 2025 10:21 pm
“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Bota

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

3 Gusht, 2025 9:13 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë

Lajm i mirë për banorët e pushuesit/ Nga sot Vlora furnizohet normalisht me ujë

Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata

Sulmi në Iran/ Kurti krah SHBA: Bota ka nevojë për më pak armë nukleare

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com