Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ndalimin e nënës që braktisi foshnjën e saj në bodrumin e një pallati në Yzberisht.
Policia bën me dije se ajo pasi është identifikuar është ndaluar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Më pas 30-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana tjetër, foshnja ndodhet në intubim dhe është në gjendje kritike për jetën./Opinion.al