Një shqiptar ka tentuar të vrasë veten në qeli, një natë më parë në burgun e Santa Maria Capua Vetere, në Itali.
30-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, ishte në pritje të gjyqit. Ai tentoi të vetëvritej duke prerë damarët, por ndërhyrja në kohë e policëve shmangu tragjedinë.
Shqiptari ka qenë mjaft i dëshpëruar, saqë mediat italiane shkruajnë se ka reaguar në mënyrë agresive ndaj policëve duke bërtitur që ta lënë të vdesë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital ku po merr mjekim.