Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë në makinë.
Mësohet se në pranga ka rënë Albert Kodhelaj, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.