Një 30-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në Shkodër, gjatë një konflikti të çastit.
Mësohet se shtetasi R. P. është konfliktuar me shtetasin Gj. S., 33 vjeç, ky i fundit e ka kërcënuar me armë zjarri.
Policia ende nuk ka mundur të arrestojë 33-vjeçarin, ndërkohë ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.