Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30 vite pas komunizmit, restaurimi i shtëpisë së Fishtës drejt përfundimit

2020/08/27 at 10:13 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
30 vite pas komunizmit, restaurimi i shtëpisë së Fishtës drejt përfundimit

Tridhjetë vite pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri në fshatin Fishtë të Lezhës, po punohet për restaurimin e shtëpisë, ku poeti i shquar Gjergj Fishta kaloi një pjesë të jetës së tij. Megjithëse me shumë vonesë, thonë studiuesit, ky është një lajm i mirë, por që duhet të pasohet me restaurimin edhe të objekteve të tjera me vlerë, ku jetuan dhe punuan Fishta e françeskanë të tjerë të shquar.


Pas një periudhe të gjatë pritjeje, gati 30 vjeçare, në fshatin Fishtë të Lezhës po punohet për restaurimin e shtëpisë, të shpallur Monument Kulture, ku poeti kombëtar At Gjergj Fishta kaloi një periudhë të jetës së tij. Punimet janë në fazën përfundimtare dhe ato po realizohen nga kompania “4 A-M”, e cila është edhe financuesja e projektit. Përgjegjësi i trashëgimsie kulturore për Lezhën, Paulin Zefi, thotë se punimet kanë ecur me ritme të shpejta dhe se pritet të përfundojnë brenda dy javëve të ardhshme.

“Fishta, i cili meriton një respekt të jashtëzakonshëm nga të gjithë ne, është lënë pak pas doret duke nisë nga ky objekt. Por, unë mendoj se me ndërtimin e këtij objekti, Fishtën deri diku, jo plotësisht, e kemi nderu figurën e tij, pra detyrimin moral që kemi ndaj Gjergj Fishtës. Unë mund të them se respekti për Fishtën mund të finalizohet vetëm pasi të mbarojë ky objekt dhe te nisë ndërtimi i një muzeu në trojet ku ka lindur Fishta. Shpresoj që konflikti i pronësisë, që është atje, të zgjidhet sa më shpejt dhe të ndërhyhet edhe atje me ndërtimin e një muzeut, qoftë muze për Fishtëm, qoftë edhe si një muze per zonën e Zadrimës“.

Për botuesin e veprës së Fishtës, studiuesin Frano Kulli, restaurimi i shtëpisë së Fishtës është një lajm i mirë, por ky është vetëm hap i parë pasi shtëpia ka nevojë të plotsohet me dëshmi nga jeta dhe vepra e shkrimtarit të shquar, për ta shndërruar atë në një qendër të vizitueshme për adhuruesit, studiuesit, por edhe vizitorët e përditshëm të zonës së pasur të Zadrimës.

“Nuk është vlera arkitekturore që përbën thelbësoren në rikonstruksionin e kësaj shtëpie, por është pjesa që lidhet me shtëpinë e poetit, shkrimtarit, politologut,Fishtës me të gjithë dimensionin poliedrik të kësaj figure. Dhe, në këtë kuptim, sa dhe si do të jetë e mundur që kjo shtëpi të kthehet në një atraksion, që kjo shtëpi të vizitohet, të jetë pikëtakimi me poetin, shkrimtarin, kulturologun, politikanin“.

Edhe studiuesi dom Nikë Ukgjini vlerëson si hap të domosdoshëm restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës, por ai shton se Fishta gjatë jetës së tij ka banuar në disa objekte, të cilat duhet të restaurohen dhe të bëhen të vizitueshme. Është koha, thotë studiuesi Ukgjini që, përmes Fishtës, të nderohen edhe françeskanët e tjerë të mëdhej, që lanë gjurnë në kulturën kombëtare.

“Gjithë këto koka françeskane, së bashku me Fishtën, nektarin e diturisë e kanë marrë në Kuvendin e Troshanit. Dhe atje është një ambient i përshtatshëm, me hapsirë të madhe, ku do të ishin nderuar të gjithë këto përsonalitete dhe, në mënyrë të veçantë, mësuesi i At Gjergj Fishtës që ka qenë Leonardo De Martino. Dhe unë mendoj që, përveç këtyre shtigjeve që janë konceptuar nga Ministria e Kulturës, të përqendrohemi ndoshta atje, sepse kushtet janë ma të volitshme. Mandej, asht edhe kuvendi i vjetër dhe mund të bahet nje muze për këto figura, apo një memorial“.

Vitin e kaluar, Ministria e Kulturës prezantoi projektin “Itenarari fishtian”, një nisëm për njohjen dhe vlerësimin e jetës dhe veprës së Fishtës përmes vendeve ku ai ka shkelur, një itenerar ky sa fizik, aq edhe shpirtëror dhe që synon të shndërrohet në pjesë të turizmit kulturor./ VOA



Ju sugjerojmë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
Bota

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

8 Shkurt, 2026 11:04 am
Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
Kryesore

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

8 Shkurt, 2026 11:02 am
Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror

8 Shkurt, 2026 10:08 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Para
Vaksina ruse Sputnik V hyn në qarkullim

Vaksina ruse Sputnik V hyn në qarkullim

Ejupi: Kur priten të rikthehen fluturimet ajrore

Linja ajrore përjashton nga fluturimi 240 pasagjerë që nuk përdorin maskë

Studimi i fundit: 100% e pacientëve me Covid-19 zhvillojnë antitrupa

Studimi/ Pse burrat e kalojnë më rëndë se gratë koronavirusin
















TE FUNDIT

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
8 Shkurt, 2026

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër kundër incidenteve të shkaktuara dje në demonstratën e Milanos kundër Lojërave Olimpike. Kryetarja...

Lexo më shumë

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
8 Shkurt, 2026

Duke komentuar vendimin e Kushtetueses për Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama tha sot se me këtë brutalitet të rilegjitimuar vetë...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror
8 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministren Belinda...

Lexo më shumë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com