Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30 qershori/ Balla takim me Asambletë: Popullit tregoi mbështetje të madhe

2019/07/06 at 11:55 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
30 qershori/ Balla takim me Asambletë: Popullit tregoi mbështetje të madhe

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit tregun një mbështetje të madhe të popullit ndaj PS.

Këtë deklaratë Balla e bëri gjatë takimit me Asambletë e Partisë Socialiste në Gramsh, Cërrik dhe Librazhd.

Sipas tij, mbështetja popullit e treguar më 30 qershor ishte edhe më e madhe se sa ajo e 2017.

“Në 30 Qershor Partia Socialiste mori 15 mijë vota më shumë në Qarkun e Elbasanit në krahasim me vitin 2017. Qytetarët treguan se janë për shtetin me rregulla dhe me ligje dhe jo për kaos”, theksoi Balla.

Gjatë takimit në Asamblenë e PS në Librazhd, ku pjesë marrja në votimet e 30 qershorit ishte 37.54% Balla tha se ishte një shifër shumë e  mirë, në raport me mesataren kombëtare.

“Pjesmarrja jonë ishte në kushtet e një normaliteti zgjedhor. Nuk kishte ndonjë dallim nga zgjedhje tejet normale ku marrin pjesë edhe ato që kanë qenë partitë kryesore të opozitës. Nëse në një palë zgjedhje normale, në shkallë kombëtare marrin pjesë 46%, në Bashkinë Librazhd morën pjesë 37.54% në zgjedhjet e 30 Qershorit. Pra, kanë mbetur pa marrë pjesë vetëm 8.5% e popullësisë dhe në kushtet e një vape të madhe, të sezonit bujqësor shumë të angazhuar dhe të një klime politike, jo ashtu siç duhet, duhet të falenderoj popullin e Librazhdit që zgjodhi të respektojë shtetin me rregulla dhe me ligje.”

Ndërkohë, gjatë takimit me asamblenë e Gramshit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste theksoi se askush nuk mundi të ndalë popullin të shprehë vullnetin e tij me votë.

“Për ne 30 Qershori ishte një moment shumë i rëndësishëm i cili tregoi që shqiptarëve, askush nuk mund t’ua heqë të drejtën për të votuar, për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur. Pati një përpjekje të paimagjinueshme, në të cilën u përfshi, jo vetëm opozita, por për fat të keq, edhe Presidenti i Republikës, për t’i hequr të drejtën popullit të Gramshit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Kjo përpjekje mori fund në 30 Qershor, ne tani duhet të fillojmë menjëherë punën”, nënvizoi Balla.

Në asamblenë e PS në Cërrik, Balla tha se kryetari i bashkisë ka shumë punë për të bërë në këtë qytet, pasiprej vitesh bashkia e këtij qyteti nuk ishte e qytetarëve.

“Këto zgjedhje mbaruan por miq. Të tjerat janë zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2021, ta kemi të qartë se mos kanë mbetur dyshime. Tani s’ka më llafe, tani ka punë. Duhet që sapo të hyjë kryetari të bëjë detyrat e rëndësishme që e presin. Vota e 30 Qershorit ishte një votë, këtu në Cërrik, përtej votave të PS, prandaj edhe një herë mirënjohje të gjithëve”, deklaroi Balla./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
Rajoni

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

12 Korrik, 2025 6:31 pm
Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
Para
Atentat ndaj 30 vjeçarit në Tepelenë

Pas konfliktit 39-vjeçari qëllon me armë në drejtim të banesës së...

Nuk përfituam nga fondet e BE, Berisha: U ndëshkuam për shkak të Ramës

Nuk përfituam nga fondet e BE, Berisha: U ndëshkuam për shkak të Ramës

Brazil/ Policia gjen varrin masiv me 12 kufoma

Brazil/ Policia gjen varrin masiv me 12 kufoma

TE FUNDIT

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
12 Korrik, 2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt...

Lexo më shumë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik, 2025

Shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke lënë pas dëme të...

Lexo më shumë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com