Teksa maturantët në mbarë vendin po i nënshtrohen sot provimit të parë të maturës shtetërore, teza e provimit të gjuhës së huaj është publikuar në rrjete sociale 30 minuta para nisjes.
Varianti i tezës B së anglishtes është publikuar në një prej faqeve online në rrjetin social “Instagram”.
Ndërkohë provimi vijon deri në në orën 12:30.
Kujtojmë se më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 18 qershor provimi i Matematikës.