Një gjykatë në Hungari dha 3 vjet liri me kusht për Petra Lazlon, reporteren e cila në Shtator të vitit 2015 mbushi faqet e gazetave në botë, pasi shkelmonte emigrantët që dyndeshin në kufirin serbo-hungarez.
Gjykata vendosi që ajo të dënohet për “prishje të paqes”. Reporterja hungareze dëshmoi në gjyq me anë të një video-konference, duke thënë se veproi për vetëmbrojtje dhe se është e tmerruar pasi është kërcënuar me jetë.
Emigranti me djalin në krah që u shkelmua nga reporterja u bë i famshëm, duke marrë edhe një ofertë punë si trajner futbolli në Spanjë.
Tv Klan