Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria cakton ekspertë të huaj për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes

2024/01/13 at 6:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria cakton ekspertë të huaj për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes

Prokuroria e Tiranës ka caktuar ekspertë të huaj për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, Brian Spahiu, pasi sipas saj ekspertiza e parë mjekoligjore ishte e paplotë.

I mituri ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho disa muaj më parë.

Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës ka thënë për News 24 se akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Po ashtu sqarohet se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

“Nga ana e prokurores së çështjes është vendosur kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, duke caktuar një grup ekspertësh të huaj, për shkaqet e mëposhtme:

1-Akti i ekspertimit mjekoligjor i kryer nga ekspertet e IML-së eshte i paplotë, i paarsyetuar dhe ka mangësi të theksuara në konkluzionet e arritura lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit B.S;

2- Nga hetimet dhe pyetja e eksperteve  që e kanë marrë përsipër dhe e kanë kryer këtë akt ka rezultuar se ata nuk janë të specializuar dhe nuk kanë njohuri të posacme në fushat objekt të ekspertimit, dhe në arritjen e konkluzionit  që kanë paraqitur në aktin e ekspertimit nuk kanë kryer konsultat me mjekë të tjerë  specializuar në këto fusha.

3- Kryerja e riekspertimit mjekoligjor që përcakton shkakun e vdekjes është kusht i domosdoshëm edhe për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor shtesë, për të përcaktuar nëse ka shkelje të rregullave të protokollit dhe deontologjisë mjekësore nga të gjithë mjekët dhe stafi mjekësor (stomatolog, anestezist etj.) që kanë kryer ndërhyrjet përkatëse, mjekuar dhe trajtuar të miturin B.S .

4- Për vërtetimin e rrethanave të kryerjes së veprës penale dhe individualizimin e përgjegjësive penale konkrete dhe nisur nga fakti që në rastin konkret kërkimet dhe vlerësimet janë shumë komplekse dhe kërkojnë njohuri të ndryshme në disa degë të mjekësisë lind e domosdoshme caktimi i disa ekspertëve për kryerjen e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit shtesë.

5- Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka ekspertë të specializuar në të gjitha  fushat objekt të ekspertimit të sipërpërmendur.

6- Mjeket e tjerë që janë të specializuar në këto fusha në Shqipëri , janë në një numër të kufizuar dhe ushtrojnë funksionin e mjekut në institucione mjekësore,  ku kanë punuar me mjekët e përfshire ne hetim dhe kanë njohje me ta , duke ndikuar në këtë mënyrë në paanësinë dhe objektivitetin e kryerjes se ekspertimit prej tyre.

Aktualisht, jemi në pritje te kryerjes se procedurave ligjore për dërgimin e vendimit me letërporosi autoriteteve juridike të huaja”, thuhet në përgjigjen për News24.

Kujtojmë se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar 3-vjeçarin tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Sulmuan me thikë e karrige dy vëllezër shqiptarë, 6 të arrestuar në Itali. 16-vjeçari në gjendje të rëndë

Sulmuan me thikë e karrige dy vëllezër shqiptarë, 6 të arrestuar në Itali. 16-vjeçari në gjendje të rëndë

Përfshihet nga flakët pavioni i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës

Përfshihet nga flakët pavioni i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës

Mbërritja e 2 helikopterëve ushtarakë Black Hawk, Peleshi: Siguria e vendit, prioritet absolut

Mbërritja e 2 helikopterëve ushtarakë Black Hawk, Peleshi: Siguria e vendit, prioritet absolut

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com