Një sulmues hapi zjarr duke vrarë tre persona dhe plagosur rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje-Hercegovinës.
Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike.
Drejtori i shkollës është në mesin e të vrarëve, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga policia në kantonin Una-Sana.
Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bëjë vetëvrasje. Ai është plagosur rëndë dhe është transferuar në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë.
I dyshuari është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most. /REL