Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3 të arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale në Kosovë 

2024/12/05 at 12:04 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
3 të arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale në Kosovë 

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliu. 

I biri i Fadil Fazliut, Fahriu bëri të ditur se arrestimi i babait të tij erdhi me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës, njofton Klankosova.tv. 

“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babanë tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlartë dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme. Krenar me ty Bablok!”, ka shkruar Fazliu. 

Sa i përket arrestimit të Isni Kilajt, nuk është hera e parë që ai arrestohet nga Gjykata Speciale. Ai u arrestua më 3 nëntor të vitit 2023. Aktakuza e parë i ishte ngritur më 15 dhjetor, e dyta më 11 mars, dhe ishte tërhequr për t’u plotësuar. 

Kur Gjykata e liroi Kilajn në shtëpi gjatë majit, iu ngrit aktakuza e tretë më 28 qershor. Ai u arrestuar sot, më 5 dhjetor. Ndërkaq, edhe arrestimi i Fazliut nuk është diçka e re për të. Në shtator të vitit 2023, shtëpia e tij u bastis po nga kjo gjykatë e cila e arrestoi. 

Për këto arrestime të njëpasnjëshme, ka reaguar Faton Klinaku, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Në një postim në Facebook, ai këtë veprim të Speciales e ka quajtur “gjah”, duke bërë të ditur se është informuar për këtë çështje nga raportimet në media. 

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në  media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku. 

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ashtu edhe në EULEX, ku Këshilltari Special i Prokurorisë Speciale, Christopher Bennet ka konfirmuar arrestimet. 

Po sipas Klankosovës, Specialja raportohet të ketë bastisur edhe shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Disa media vendase raportojnë se edhe Kuçi është vënë në pranga, megjithatë për momentin nuk ka ende një konfirmim zyrtar. 

Ju sugjerojmë

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
Kryesore

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

26 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

26 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
InstaBIZ

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

26 Dhjetor, 2025 11:44 am
Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg
Bota

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

26 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
Aktualitet

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

26 Dhjetor, 2025 9:38 am
Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

26 Dhjetor, 2025 9:36 am
E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Para
Sula:Të deklarohet kush ka përdorur Sky Ecc dhe Encrochat! Kjo listë duhet ti kalojë SPAK-ut

Propozimi i PS për faljen e gjobave/ Sula: Harruat që futet në burg të moshuarën për një kotec pulash! Qamil Zela vrau veten për 38 mijë lekë

Emrat/ Pësoi goditje nga i nxehti, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Greqi. Policia arreston prindërit 

Gjendet i vdekur një shqiptar në Greqi, trupi u gjet pranë një kanali 

Manja-opozitës: Ju doni të sabotoni procesin e negociatave me BE-në 

Manja-opozitës: Ju doni të sabotoni procesin e negociatave me BE-në 

TE FUNDIT

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
26 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz. Ai foli për...

Lexo më shumë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
26 Dhjetor, 2025

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gazment Bardhi, tha se socialistët po përpiqen të pengojnë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, duke...

Lexo më shumë

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
26 Dhjetor, 2025

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë...

Lexo më shumë

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg
26 Dhjetor, 2025

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me gjashtë vjet burg liderin e opozitës Sergei Udaltsov, një kritik i njohur i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com