Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2PO2: Top Awards më bëri të heq dorë gjithë jetën nga kompeticionet

2016/06/26 at 12:32 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
2PO2: Top Awards më bëri të heq dorë gjithë jetën nga kompeticionet

Nominimet e “Top Awards” kanë lënë të pakënaqur jo pak artistë. Por, në listën e të pakënaqurve duket se nuk janë vetëm artistët që nuk kanë pasur një nominim, por
edhe ata që kanë madje nga dy nominime.


Shembulli konkret është ai i reperit nga Kosova, Besnik Cenolli, të cilin të gjithë e njohim si 2Po2. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, 2Po2 ka treguar se ka vendosur ta bojkotojë “Top Awards” për arsyen se ai beson se ky është një event i kurdisur dhe për pasojë, i dështuar.

Pas lajmit për mospjesëmarrjen, reperi ka thënë gjithashtu se si shenjë revolte, pikërisht në orarin që do të mbahet “Top Awards”, ai do të publikojë edhe këngën “Ç’ka ka fytyra jem”, për të cilën në këtë intervistë për “Bluetooth” ka thënë se është përgjigjja më e mirë për të gjitha kompeticionet e tilla, përfshirë “Top Awards”.

Besnik, sapo keni lançuar këngën tuaj të re, e cila ka në qendër të fabulës së saj revoltën. Na trego diçka më
shumë për të. Çfarë e ka revoltuar 2Po2?

“Ç’ka ka ftyra jem”, vet titulli tregon për çfarë jam i revoltuar.

Përpara lancimit të këngës keni publikuar në rrjetet sociale edhe një status kundër “Top Awards”, ku e
konsideroni “të kurdisur”. Ju ka zhgënjyer ky event?

Arsye ka shumë, do duhej një intervistë e gjatë për t’i shpjeguar. Të gjithë ata që më duan më këshilluan të mos
flisja kundër “Top Awards”, por unë jam i bindur se arsyet e mija janë shumë më të mëdha se sa të bëhesha
egoist dhe të mos flisja.

Ju personalisht keni hequr përfundimisht dorë nga kompeticionet? Këshilloni edhe artistët e tjerë ta
bëjnë këtë?

Po, kam hequr dorë. Në videon e këngës “Ç’ka ka ftyra jem” e portretizoj varrimin e ceremonive të tilla sa më
përket mua si artist, kurse të tjerët nuk i këshilloj të bëjnë të njëjtën gjë.

Mendoni se çmimet në “Top Awards” janë të shitura? Çfarë ju ka prekur kaq shumë?

Nuk dua të spekuloj më shumë, sepse dua të respektoj artistët pjesëmarrës, ata do marrin çmimet dhe unë i
përgëzoj.

Kohëve të fundit keni lancuar disa këngë, që janë pjesë e albumit tuaj të ri. Jeni të kënaqur me suksesin e tyre?

Si mendoni ju, jam i kënaqur apo jo?

Pse zgjodhët Flori Mumajesin për bashkëpunim dhe jo një reper?

Do kem bashkëpunime edhe me reper. Këngën e parë të albumit doja ta kisha me Florin, sepse më sjell fat
talenti dhe sinqeriteti i tij.

Do të ketë bashkëpunime të tjera në albumin tuaj?

Po, patjetër.

Bashkëpunoni shumë rrallë me këngëtare femra. Kjo sepse bëhet xheloze bashkëshortja juaj, apo ka
ndonjë arsye tjetër?

Nuk do të thoja që bashkëpunoj pak me këngëtare femra, kam punuar me Dafinën, Tunën, Elvanën, Besën.
Por edhe e dyta qëndron, gruan e kam xheloze dhe kjo është shumë pozitive.

Jeni ndër të rrallët artistë që kanë arritur të qëndrojnë larg skandaleve e ju jeni një ndër ta. Megjithatë si reagoni kur dëgjoni lajme të pavërteta për veten?

Nuk ka pasur shumë të pavërteta për mua dhe për këtë i falënderoj gazetarët.

Jeni baba i dy djemve, jeni i rreptë, apo tolerant në familje?

Mund të jem të dyja, varet nga arsyet.

Do donit që ndonjë nga djemtë tuaj të trashëgonte pasionin dhe talentin tuaj në Hip Hop?

Ndoshta, pse jo? Të shohim.

Kohëve të fundit shumë artistë shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në tregun ndërkombëtar të muzikës. Ju e synoni diçka të tillë?

Jo, unë nuk e synoj, por më gëzon fakti që të tjerët e kanë arritur.



Ju sugjerojmë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Para
Foto/ E dashura e Xhakës e bërë me operacione plastike?

Foto/ E dashura e Xhakës e bërë me operacione plastike?

“Euro 2016″/ Në formacionin më të dobët ndodhet edhe një kuqezi (foto)

“Euro 2016″/ Në formacionin më të dobët ndodhet edhe një kuqezi (foto)

VideoOpinion/ Balla vizita e kryeministrit është historike

Taulant Balla: Jamarbëri me grushtoi, Argita me gjuajti me hamburger

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
9 Qershor, 2025

Kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm. Prej...

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
9 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e radhës për rastin “Banjska”, që lidhet me sulmin terrorist...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com