Një vajzë 29 vjeçe ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier pasi dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë.
Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës’, Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi nuk dihet nëse është një ngjarje aksidentale apo e reja është vetëhedhur nga ballkoni.