Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“28 Nëntori”-Pavarësia e Shqipërisë dhe roli i Gjermanisë 

2023/11/28 at 12:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“28 Nëntori”-Pavarësia e Shqipërisë dhe roli i Gjermanisë 

Konferenca e Londrës e vitit 1912 nuk e njohu qeverinë e Ismail Qemalit. Ajo vendosi që Shqipëria të bëhet principatë. Një libër sqaron sfondin. 


Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, kur ambasadorët e Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Rusisë, Francës dhe Italisë u mblodhën për një çaj në dhomën e punës së ministrit të Jashtëm anglez Edward Gray. Njëra nga temat kryesore të takimit, që në muajt e mëpasshëm do të përsëritej e do të hynte në histori nën emrin Konferenca e Londrës, ishte Shqipëria. Që vendi ballkanik, populli i të cilit gati tri javë më parë kishte shpallur pavarësinë, do të mëvetësohej kjo dihej. Por pyetja ishte, se cila do të ishte forma e këtij shteti, kufijtë e tij dhe kush do ta drejtonte këtë popull me shumicë myslimane? Historiani gjerman Hanns Christian Loehr, në ibrin e tij me titullin “Die Gründung Albaniens – Wilhelm zu Wied und die Balkandiplomatie der Grossmaechte 1912-1914” (Themelimi i Shqipërisë – Wilhelm Wiedi dhe diplomacia e fuqive të mëdha ndaj Ballkanit 1912-1914), botim i vitit 2010, i ka marrë nën lupë bisedat e asaj kohe. 

Kufiri mes Serbinë ishte i panatyrshëm  

Në librin e tij prej mbi 250 faqesh, Loehr analizon diplomacinë e fuqive të mëdha në prag të Luftës së Parë Botërore, duke marrë si shembull pikërisht krijimin e shtetit shqiptar. Me shtet shqiptar ai nuk nënkupton atë që nënkupton shumica e shqiptarëve, shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912, por atë krijesë që doli si rezultat i kompromisit të Londrës në vitin 1913: Pra një principatë e pavarur nën udhëheqjen e princit gjerman Wilehlm zu Wied dhe e mbrojtur nga gjashtë fuqitë e mëdha. 

Negociatat e asaj kohe për krijimin e shtetit shqiptar, sipas Loehr, marrin një rëndësi të veçantë në historinë evropiane dhe madje atë botërore. Sepse aty pasqyroheshin mosmarrëveshjet midis fuqive: Një shembull është arritja e kompromisit për kufijtë e Shqipërisë, si pasojë e të cilit 750 mijë shqiptarë u lanë jashtë territorit:  “Kufiri me Serbinë, për shembull, ishte një kufi shumë i panatyrshëm dhe i padrejtë për popullin shqiptar, por meqenëse ishte rezultat i një kompromisi, ai bëri që të paktën edhe për dy vjet të ruhej paqja evropiane dhe të mos kishte luftë ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Rusisë”, tha Loehr asokohe në një intervistë për DW shqip. 

Austro Hungaria pro shtetit shqiptar 

Austro-Hungaria ishte pro një shteti të fuqishëm shqiptar ku të përfshiheshin të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët. Vjena në këtë mënyrë, donte të pengonte daljen e Serbisë (kësisoj edhe të Rusisë) në Detin Adriatik. Austro-Hungaria mbështetej nga Gjermania dhe Italia, ndërsa Rusia dhe Franca mbronin interesat e shteteve të tjera ballkanike: Serbi, Mali i Zi, Bullgari dhe Greqi, të cilat do të kishin preferuar ta ndanin mes tyre hapësirën shqiptare. Që kjo zgjidhje e dalë nga ky pazar interesash do të dështonte, dukej për shembull edhe në mënyrën se si ishte planifikuar ndërtimi institucioneve të shtetit të ri. “Aty ishte përcaktuar me hollësi edhe se si do të ndaheshin postet e drejtorëve të Bankës së Shqipërisë ndërmjet gjashtë fuqive. Përcaktime të tilla deri në detaje do të bëheshin shkak për grindje të herëpashershme”- tha Loehr. 

Perandori gjerman Wilhelm II kundër krijimit të Shqipërisë 

Fakti që princi i zgjedhur për të udhëhequr shqiptarët ishte gjerman nuk ishte patjetër shenjë e interesimit të veçantë të Gjermanisë për Shqipërinë. Wilhelm zu Wied, princi që u caktua të vihej në krye të principatës së re, u zgjodh në atë post meqë ishte protestant dhe gjerman, pra, mendohej të ishte i paanshëm. Por ai nuk kishte aspak përvojë me Shqipërinë duke u bërë kështu personifikim i këtij kompromisi të dobët. Fakti që ishte gjerman ishte pozitiv, sepse Gjermania nuk kishte interesa të drejtpërdrejta në Ballkan. Dhe më së miri kjo del në pah nga qendrimi i perandorit të atëhershëm: “Wilhelmi II nuk donte as që Wied-i të shkonte në Shqipëri, e as që të kishte një shtet shqiptar. Por ishin diplomatët ata që e manovruan atë në këtë drejtim duke iu referuar detyrimit që vinte nga aleanca me Vjenën”. 

Dhe këtu del edhe shkaku se përse Loehr, i cili si historian është marrë kryesisht me rrëmbimet e veprave të artit në kohën e nazizmit, merr mundimin të bëjë një studim për Shqipërinë: “Duke parë politikën e jashtme të Gjermanisë, në shembullin e Shqipërisë, sheh se Perandori gjerman nuk kishte fare pushtet. Kështu duke shtruar pyetjen, se kush e mban përgjegjësinë për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, përgjigja është se një pjesë kryesore të përgjegjësisë nuk e mban Perandori, por kancelari i Perandorisë (Bethmann Hollweg)”, thotë ai në intervistë. 

Skandabeg në vend të Skënderbeut 

Pra, Loehr e ka vërtetuar atë që dëshironte. Pyetja që mbetet për ata që janë vërtet të interesuar të mësojnë diçka të re për historinë e Shqipërisë, është se çfarë mund të zbulojnë ata tek ky libër. Michael Schmidt-Neke është njëri nga historianët gjermanë, që është marrë më së shumti me historinë e Shqipërisë së asaj periudhe. Ai e ka lexuar librin e Loehrit dhe e ka recensuar atë në revistën shkencore Suedosteuropa-Mitteilungen (Njoftime nga Evropa Juglindore). 

Në një intervistë për programin shqip të Deutsche Welle-s, Schmidt-Neke kritikon faktin, që autori u referohet vetëm burimeve gjermane e austriake. “Në libër mungojnë burimet nga fuqitë e tjera. Po ashtu injorohet tërësisht literatura shkencore e vendeve ballkanike, për të mos folur pastaj për literaturën shqiptare”, thotë Schmidt-Neke. 

Schmidt-Neke gjithashtu konstaton me keqardhje, se për Wied-in flitet vetëm në shtatëdhjetë faqet e fundit, pra nuk është një libër i mirëfilltë për historinë e Shqipërisë në periudhën e Wied-it, ashtu siç premton titulli. Që autori pothuajse nuk ka fare njohuri nga Shqipëria, këtë nuk e dëshmon vetëm fakti që nuk ka përdorur burime nga literatura shqipe, por edhe që shumë emra personalitetesh shqiptare janë shkruar me gabime, si për shembull: Skandabeg, e jo Skanderbeg, siç thirret Skënderbeu nga gjermanët. Por sipas Schmidt-Nekes, Loehr tregohet naiv kur e riprodhon legjendën se një farë gjermani me emrin Otto Witte, i cili në vitin 1913 gjoja ishte shpallur mbret i Shqipërisë nga osmanët. “Burimi i vetëm i kësaj përralle është libri që ka shkruar vetë Witte”, thotë Schmidt-Neke. 

Edhe pse libri i Hanns Christian Loehrit ka kaq mangësi, për historianët ai përmban shumë detaje intereHistori diplomatike dhe kujtime për Gjermaninë nga një diplomat shqiptarsante e që mund të sjellin një ndihmesë për të plotësuar panoramën e asaj kohe. Një i tillë është për shembull fakti që kishte shumë gjermanë, që u treguan të gatshëm të viheshin në mbrojtje të princ Wiedit, e që njëri syresh ishte poeti i njohur Georg Trackl./DW 



Ju sugjerojmë

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
Kryesore

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

14 Maj, 2025 8:51 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

14 Maj, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

14 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 14 maj 2025

14 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
Para
Përplaset autobusi me nxënës nga Maqedonia e Veriut, ishin nisur për të festuar Ditën e Flamurit

Përplaset autobusi me nxënës nga Maqedonia e Veriut, ishin nisur për të festuar Ditën e Flamurit

Prokuroria pushon çështjen për Lear Kurtin: Ka vdekur nga mbidoza e drogës

Prokuroria pushon çështjen për Lear Kurtin: Ka vdekur nga mbidoza e drogës

“Jemi një!”, Emocionet e Paradës së Shqiptarëve në kryeqytet (Foto+Video)

"Jemi një!", Emocionet e Paradës së Shqiptarëve në kryeqytet (Foto+Video)
















TE FUNDIT

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
14 Maj, 2025

“Klan News” ka siguruar deklaratën e parë të fituesit të zgjedhjeve të së dielës, Edi Rama. Në një intervistë për...

Lexo më shumë

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës/ Ja ndarja deri më tani për partitë

Vota e diasporës “përplas” PD dhe PS në KQZ
14 Maj, 2025

Pritet të nisë numërimi i votave të diasporës. Siç bëhet me dije numërimi i votave të shtetasve nga jashtë pritet...

Lexo më shumë

PS feston sot fitoren në ‘Sheshin Skënderbej’, Rama: Ju falenderoj përgjunjësisht

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama falenderon të gjithë shqiptarët që i besuan mandatin e katërt duke e votuar në zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 14 Maj 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
14 Maj, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot kryesisht me kthjellime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com