Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

260 ditë në vit tetovarët thithin ajër të ndotur

2016/03/07 at 4:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
260 ditë në vit tetovarët thithin ajër të ndotur

Një kohë të gjatë Maqedonia po ballafaqohet me probleme të mëdha që kanë të bëjnë me ndotjen e ambientit jetësor, gjegjësisht ajrit i cili vjen si pasojë e faktorëve të ndryshëm, ndërsa Maqedonia renditet në listën e vendeve të varura nga fosilet energjetike, që do të thotë se 80 për qind e energjisë fitohet nga qymyri dhe nafta Nga gjithsej 365 ditë të vitit, ajri i ndotur në Tetovë është prezentë plotë 260 ditë.


“E gjithë kjo situatë alarmante me ndotjen e ajrit, për ekspertët nga fusha e ambientit jetësor, ngrit çështjen se kush është ndotësi më i madh i ajrit në Tetovë dhe sa PM grimca ndikojnë mbi shëndetin e njeriut”, thuhet në analizën “Politikat për uljen e ajrit të ndotur në Tetovë”, përgatitur nga Shoqata për zhvillim dhe aktivizim “AKVA” nga Struga dhe shoqata “IKT për ndryshime” nga Tetova, në kuadër të projektit FISCAST, realizuar nga “Finance Think” dhe përkrahur nga Ambasada Britanike në Shkup. Sipas ekspertëve, kjo analizë ka për qëllim t’i hulumtojë skenarët e mundshëm për zgjidhjen e problemit të ajrit të ndotur në qytetin e Tetovës, i cili në masë të madhe vjen si rezultat i lëshimit të materieve të dëmshme nga fabrika “Jugohrom”.

“Informatat për përgatitjen e kësaj analize janë grumbulluar në bazë të të dhënave relevante të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe përmes intervistave të zhvilluar me ekspertë nga fusha e ambientit jetësor. Gjithashtu, janë bërë dhe matje të reja për ndotjen e ajrit në Tetovë, janë grumbulluar informata nga ndotësi i ajrit, të dhëna nga institucionet relevante siç janë ministritë dhe institucionet publike, si dhe është shfrytëzuar metodologjia ekzistuese për llogaritjen e efekteve të dëmshme për shëndetin njeriut”, thuhet në këtë analizë.

Rritje të PM grimcave të forta në ajër në Tetovë, sipas autorëve të kësaj analize, nga sa është e lejuar deri më 50 PM në ditë, në vazhdimësi kemi nga viti 2011, duke arritur kështu nivelin e ajrit të ndotur disa herë më të lartë se sa është e lejuar me ligj. “Është më se e qarte se ndotësi më i madh i ajrit në Tetovë është fabrika ‘Jugohrom’, e cila brenda një viti lëshon 12 mijë tonë pluhur. Ky pluhur, së bashku me materiet e tjera toksike, të cilat gjithashtu emetohen në ajër, janë arsyet kryesore për numër të madh të sëmundjeve respiratore në Tetovë dhe vendbanimeve përreth, ndërsa dukshëm kanë përkeqësuar shëndetin e njerëzve që kanë problem me mushkëritë”, thuhet në këtë analizë. Zgjidhja e vetme që tetovarët të mos kenë pasoja të rënda shëndetësore, sipas ekspertëve-autorë të analizës, është vendosja e filtrave në oxhaqet e fabrikës “Jugohrom”, të cilat dukshëm do të ulnin nivelin e lëshimit të pluhurit dhe materieve toksike mbi qytetin e Tetovës.

“Me vendosjen e filtrave, në radhë të parë, benefite do të kishin banorët e Tetovës, sepse do të ulnin shpenzimet për mjekimin e sëmundjeve respiratore duke e zgjatur kështu jetën e tyre dhe do të kishim më pak vdekje të tetovarëve që vijnë si rezultat i thithjes së ajrit të ndotur që lëshohet nga oxhaqet e fabrikës ‘Jugohrom’”, thuhet mes tjerash në këtë analizë.

Sipas Organizatës Shëndetësore Botërore, çmimi i jetës së njeriut – gjegjësisht aktiviteti ekonomik i një njeriu gjatë gjithë jetës së tij në Maqedoni ka koston 1.260.000 dollarë ose 69.369.000 denarë. “Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, mosha mesatare e jetës në Maqedoni është 75 vite, ndërsa mesatarja e viteve që njerëzit vdesin nga sëmundjen malinje si rezultat i ndotjes së ajrit, është 65 vjet. Nëse u referohemi këtyre të dhënave të ESHS-së, atëherë në vendet lindore të rajonit të Mediteranit, ku bënë pjesë dhe Maqedonia, në 100.000 persona – 42 prej tyre vdesin nga ndotja e ajrit”, thuhet në analizën “Politikat për uljen e ajrit të ndotur në Tetovë”./ Gazeta Koha



Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Teatri vazhdon/ Kosova pa Kuvend 4 muaj pas zgjedhjeve, dështon seanca e 25-të

2 Qershor, 2025 11:20 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

2 Qershor, 2025 10:55 am
Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit
Aktualitet

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

2 Qershor, 2025 10:55 am
Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

2 Qershor, 2025 10:47 am
Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
Aktualitet

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK:Altin Dumani do quhet Altin Troplini,kjo zyrë..

2 Qershor, 2025 10:29 am
Nga sot nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe në Tiranë, procedurat që ndiqen
Aktualitet

Nga sot nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe në Tiranë, procedurat që ndiqen

2 Qershor, 2025 10:26 am
Apartamente dhe garazhe,kërkohet sekuestrimi i pasurive të një personi me precedent penal
Aktualitet

Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli

2 Qershor, 2025 10:17 am
Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah
Bota

Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah

2 Qershor, 2025 10:12 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”

2 Qershor, 2025 10:03 am
Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit
Aktualitet

Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit

2 Qershor, 2025 10:02 am
Para
Derisa një ditë…

Derisa një ditë...

Video/Ja si yjet e pornografisë i kanë treguar prindërve për punën e tyre

Video/Ja si yjet e pornografisë i kanë treguar prindërve për punën e tyre

“Fantazma” e naftës dhe gazit, kompania amerikane tenton t’u shmanget borxheve me miliona euro

“Fantazma” e naftës dhe gazit, kompania amerikane tenton t'u shmanget borxheve me miliona euro

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Teatri vazhdon/ Kosova pa Kuvend 4 muaj pas zgjedhjeve, dështon seanca e 25-të

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
2 Qershor, 2025

Ka dështuar për të 25 herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovë pasi nuk është arritur dakordësimi mes palëve....

Lexo më shumë

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve
2 Qershor, 2025

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia pritet të takohen më 2 qershor, në Stamboll, për rundin e radhës të bisedimeve për...

Lexo më shumë

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit
2 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u...

Lexo më shumë

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
2 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm janë djegur dy automjete në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com