Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

26 vjet, deputetë “cuba” të armatosur në parlamentin shqiptar

2016/03/29 at 2:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
A A
26 vjet, deputetë “cuba” të armatosur në parlamentin shqiptar

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që kanë pasion armët, apo që i mbajnë ato për arsye ende të pa deklaruara, me sa duket nuk i kanë munguar legjislaturave.

Java News me anë të një përmbledhje të ngjarjeve kryesore, ka hedhur vështrimin në kohë, duke sjellur histori, deri diku të harruara, të ligjvënësve që në vite të ndryshme i kanë keqpërdorur armët e dhëna me leje apo që edhe kanë mbajtur të tilla në kundërshtim me ligjin.

hajdari-300x242

Dhjetor 1990 – Spekulimet për Hajdarin

Takimi i ish-presidentit Ramiz Alia me studentët protestues në dhjetor të vitit 1990 u shoqëruar edhe me komente. Si për punonjësit e sigurisë, ashtu edhe për vetë dëshmitarët e kohës ai që binte në sy ishte studenti Azem Hajdari. Ky i fundit u dallua kryesisht për trimërinë që shfaqte gjatë aktiviteteve të shumta të asaj periudhe. Në atë kohë, por edhe nga dëshmitë e protagonistëve apo kundërshtarëve të Hajdarit u tha se ai në atë kohë mbante pistoletë në brez. Kjo dëshmi nuk u provua kurrë, por dihet që gjatë legjislaturës që Hajdari ishte deputet, ai gjithmonë gjendej i armatosur.

Mazreku HajdariShtator 1997 – Gafur Mazreku plumba në Kuvend

Një vit përpara se Hajdari të vritej, deputeti socialist Gafur Mazreku e plagosi atë në Parlament pas një sherri që degjeneroi në fyerje banale. Hajdari u plagos me 5 plumba duke i shpëtuar mrekullisht vdekjes, ndërsa Mazreku vuajti dënimin përkatës në burg. Ai vdiq pak kohë pasi doli nga burgu për shkak të një sëmundje të rëndë, ndërsa fill pas kësaj ngjarje, qeveria mori masa për herë të parë që deputetët të ç’armatoseshin para se të hynin në Kuvend.

dita-a-nd-euml-rlidhet-me-u-ccedil-k-n-euml-vrasja-e-azem-hajdarit_hd-780x439Shtator 1998 – Atentati ndaj Hajdarit

Një nga ngjarjet më të bujshme është ajo e vrasjes së Hajdarit pasi ishte përballur me disa atentate. Në atë kohë deputet demokrat, Hajdari u vra para zyrës së PD ndërsa dëshmia e Jaho Salihit (i dënuar për këtë ngjarje) flet se Hajdari doli nga zyra me një armë në dorë, çka bëri që Fatmir Haklaj ta vriste i pari.

leke cukajKorrik 2009 – Bombë në çantën e deputetit të PS

Gjashtë muaj para se të humbiste jetën në një aksident, ish-deputeti i qarkut Shkodër Lek Çukaj u përball me një shoqërim në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, që do të hetonte një ngjarje të veçantë. Nje 37-vjecar dorëzoi një çantë, që e kishte gjetur në lokal të harruar dhe gjatë kontrollit policia gjeti brenda edhe një granatë. Në dokumentet e identifikimit rezultoi se çanta i i përkiste ish-deputetit Lekë Çukaj. Gjatë marrjës në pyetje, 60-vjeçari pranoi se mbante mjetin luftarak prej vitit 1999 për shkak të vetëmbrojtjes, pasi vendi kishte destabilitet dhe për shkak të disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në Shkodër. Mediat raportonin në atë kohë se një prej djemve të ish-deputetit, ishte i shpallur në kërkim, ndaj u pranua si argument edhe mbajtja e mjetit luftarak gjatë dëshmisë. Çukaj, 8 vjet deputet, humbi në 2005.

olldashiShkurt 2011 – Olldashi & Topalli, qitje me armë

Vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë të 21 Janari, në media u shpërndanë një sërë fotografish teksa ish-ministri i Brendshëm dhe kryetarja e Kuvendit shfaqeshin duke qëlluar me automatikë të modelit MP5.

 

dahsnor sulaMaj 2012 – Deputeti qëllon në stadium

Deputeti demokrat, Dash Sula shkoi drejt një veprimi ekstrem, teksa qëlloi me pistoletë në stadium, në ndeshjen Shkumbini-Flamurtari, që zhvillohej në Peqin.

Armando-Prenga1Shtator 2015 – Armando Prenga plagos me armë

Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga u arrestuar për përfshirje në një sherr me anëtarë të familjes Cali në Laç. Shkak për përplasjen është bërë një konflikt mes tyre, në lidhje me tenderin për peshkim në Lagunën e Patokut.

strazo8Mars 2016 – Deputeti Strazimiri me armë në protestë   

Një lajm i hamendësuar të paktën deri në një përgjigje zyrtare nga policia, është ai i shfaqjes së Gent Strazimirit me armë në brez në Tiranë.



Ju sugjerojmë

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin

19 Maj, 2025 9:55 am
Kosovë/ Shumica e deputetëve nga pakicat thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë
Rajoni

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

19 Maj, 2025 9:38 am
Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia
Bota

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

19 Maj, 2025 9:30 am
Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
Aktualitet

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

19 Maj, 2025 9:19 am
“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
Aktualitet

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

19 Maj, 2025 9:08 am
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Bota

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19 Maj, 2025 8:59 am
Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
Aktualitet

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

19 Maj, 2025 8:50 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

19 Maj, 2025 8:40 am
Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë
Bota

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

19 Maj, 2025 8:33 am
Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
Bota

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

19 Maj, 2025 8:22 am
Para
Gent Strazimiri godet me grusht policin (Foto)

Gent Strazimiri godet me grusht policin (Foto)

Foto/ Luani që nuk fle dot pa batanije

Vrasja në Bllok/ Kamerat, ja se si lëvizi vrasësi drejt viktimës

Vrasja në Bllok/ Kamerat, ja se si lëvizi vrasësi drejt viktimës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
19 Maj, 2025

Çështja e Ukrainës po hyn sërish në një fazë të nxehtë për diplomacinë ndërkombëtare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald...

Lexo më shumë

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosovë/ Shumica e deputetëve nga pakicat thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë
19 Maj, 2025

Deputetët e betuar të legjislaturës së nëntë sot do të mblidhen në përpjekjen e 18-të për konstituimin e Kuvendit të...

Lexo më shumë

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia

Gjermania nënkampione e Evropës për punën nga shtëpia
19 Maj, 2025

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga...

Lexo më shumë

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë

Listat e hapura, Xhaçka para Gjylametit në Tiranë
19 Maj, 2025

Numërimi i votave të diasporës për partitë ka përfunduar, kurse për subjektet politike vijon ende. Gara e fortë vijon mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com