Më shumë se 1000 nxënës kanë qëndruar në heshtje të plotë përgjatë homazheve në nder të shokut të tyre të shkollës i cili u nda papritur nga jeta.
Tyrese Glasgow, 12 vjeç, gjatë homazheve përmes fshatit Uppermill të Greater Manchester në Angli, u përkujtua si nxënësi model dhe i buzëqeshur.
Nxënës nga Shkolla Saddleworth, së bashku me qindra mësues, fshatarë dhe pronarë biznesesh ju bashkuan homazheve në nder të tij.
Shumë prej tyre u përpoqën të mbanin lotët përballë trupit të pajetë të 12-vjeçarit, ndërsa vendosën kurora të shumta me lule me mbishkrime, ku e cilësonin si “vëlla” dhe “bir”.
12-vjeçari Tyrese nga Mossley, u gjet në gjendje të rëndë në shtëpinë e tij në Qershor. Më pas ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Policia vijon të hetojë mbi vdekjen e tij, ndërsa rrethanat mbeten ende misterioze./tvklan.al