Në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka dalë në një konferencë të përbashkët së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair.
Gjatë fjalës së saj, Osmani e konsideroi Blair-in si një mik të popullit të Kosovës.
Ndër të tjera, ajo falënderoi mbështetjen që ka pasur vazhdimisht Republika e Kosovës nga Mbretëria e Bashkuar.
“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbetet një prej aleatëve më të fuqishëm të Kosovës, një nga vendet e para që ishte përkrah nesh në liri, pavarësi e demokraci, prandaj ju shpreh mirënjohjen e thellë edhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Suksesi i Republikës së Kosovës është dëshmi e angazhimit tuaj atëherë, dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe dëshmi se sa e rëndësishme është partneriteti me aleatët tanë edhe sot dhe sa krucial është që ne të bëjmë hapa përpara.