Në kulmin e debateve dhe akuzave të qeverisë ndaj gjyqësorit vjen edhe një denoncim. Policia thotë se një 25-vjeçar ka denoncuar në polici kryetarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë i riu me inicialet K. M, ka denoncuar, rreth orës 11:00, në komisariatin numër 1, kryetarin e Gjykatës së Apelit, Hysni Demiraj.
25-vjeçari në denoncimin e tij ka thënë se ishte i punësuar si shofer i administratës së gjykatës. Rreth orës 9: 30 ai është konfliktuar për shkak të marrëdhënies së punës me 54-vjeçarin. I riu pretendon se kryetari i Gjykatës së Apelit e ka goditur me grusht.