Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

25 vite “RD”/ Preç Zogaj: Ja debatet e forta për Dritëro Agollin në numrin e parë të gazetës

2016/01/05 at 3:19 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
25 vite “RD”/ Preç Zogaj: Ja debatet e forta për Dritëro Agollin në numrin e parë të gazetës

Pikërisht 25 vite më parë, në një mëngjes të ftohtë fillimviti, por që vinte me pritshmërinë e një llave e cila sapo kishte nisur të zgjohej, nga ngjarjet e dhjetorit 1990, në Tiranë do të merrte jetë “Rilindja” Demokratike, gazeta e parë e mendimit të lirë, që edhe pse në suazën e një organi politik, do të shenjonte për vetë shqiptarët lulen e parë të pranverës së madhe të ndryshimeve demokratike. Pikërisht sot pas një çerek shekulli jetë, edhe pse natyrshëm ka humbur disi nga shkëlqimi i fillimit, gjithësesi kjo gazetë mbetet një vlerë e pamohueshme në atë që do të ishte frymëzimi për një media të pavarur. Kështu e kujton edhe shkrimtari , politikani dhe njëkohësisht ish-themeluesi i “Rilindjes Demokratike”, Preç Zogaj, atë natë të 4 janarit të vitit 1991, kur mes  një përzierje emocionesh por edhe pasigurish, mori jetë gazeta e parë e Shqipërisë pluraliste. Një ngjizje e vështirë, me shumë peripeci, me debate të forta brenda kolegjiumit të vetë gazetës ende në embrion; drithërima të cilat Zogaj i sjell me shumë nostalgji edhe sot në intervistën e dhënë për Opinion.al


Pyetje: Zoti Zogaj, si i kujtoni ditët e para të lindjes së Rilindjes Demokratike. Si erdhi ngjizja e kësaj gazete dhe çfarë kujtoni nga atmosfera e atyre ditëve?

Përgjigje: Vendimi për krijimin e kësaj gazete u muar nga Komisioni Nismëtar i PD-se së porsaformuar në mes të muajit dhjetor 1990. Unë  dhe Mitro Çela, që ishte anëtar i Komisionit Nismëtar gjithashtu, morën përsipër ta bënim. Nuk mbaja mend të ishte krijuar ndonjë gazetë e re qëkurse kisha filluar unë të lexoja. Bota e shtypit kishte lindur e mbetur përgjithmonë e njëjta. Përballë kësaj magme të vjetër e të ngrirë, ideja e krijimit të një gazete të re, dukej sa emocionuese e tërheqëse, aq edhe hënore, fantastike, e rrëshqitshme, e pasigurt.

Do të bëni gazetë? Gazetë të re? Mjaft prej atyre që pyesnin kështu nuk e përfytyronin dot si mund të ndodhte kjo. Komunizmi e kishte fshirë lirinë e shprehjes, nismën e lirë. Gazetat financoheshin e kontrolloheshin nga regjimi. Gazeta që ishim ngarkuar të themelonim  do të ishte e para që do të prishte këtë rregull.

Pyetje: Cili ishte hapi i parë, nga e filluat?

Përgjigje: E filluam me stafin. Bërthama e gazetarëve stabël do të ishin gazetarët e gazetës “Studenti”, kryesisht nga Filologjiku, por edhe nga ndonjë fakultet tjetër, që kishin marrë pjesë në Lëvizjen e dhjetorit, “Blendi Fevziu me shokë”, siç thosha atëherë, duke qenë se Blendi ishte më i njohuri ndër ta. Shkruanin bukur, ishin të kulturuar, me aspirata dhe ambicie. E thirra Blendin një ditë për t’i parashtruar në vija të përgjithshme projektin e gazetës, rolin e tij në këtë projekt. Edhe pse kishte një si alergji brezi për gjithçka që kishte brenda fjalën parti, u gëzua që e kisha përfshirë në planet e mia dhe akoma me shumë që projekti im synonte një gazetë të re, që vërtetë do të ishte botim i Partisë Demokratike, por do të përmbushte edhe kërkesat e para të një gazete të lirë në Shqipëri. Pranoi pa asnjë ngurim të bëhej pjesë e stafit dhe të krijonte me kërkesën time një bërthamë studentore që do të punonin si reporterë në gazetë, Ben Blushin, Armand Shkullakun, e tjerë. Pastaj, në konsultim me Berishën, Azem Hajdarin dhe Gramos Pashkon që ishin ndër  figurat më të njohura të Komisionit Nismëtar, vendosëm  t’i propozojmë Frrok Çupit detyrën e kryeredaktorit. Bashkë me Frrokun përcaktuam emrin e gazetës. Do të quhej “Rilindja Demokratike”, një togfjalësh që e kishim marrë nga një deklaratë përshëndetëse e Rexhep Qoses ditën e shpalljes së pluralizmit politik në Shqipëri. Paralelisht, kisha menduar për krjimin e këshillit botues. Ishin Kujtim Çashku, Petraq Kolevica, Mitro Çela, Natasha Lako, Teodor Keko, Edi Hila, Ajet Haxhia, Ilirian Zhupa.

Pyetje: A kishte peripeci, a kishte pengesa përgatitja e  një gazetë të re?

Përgjigje: Shumë, çdo ditë. Disa ishin pengesa të qëllimshme, disa të vetë sistemit. Në atë kohë shtypshkronjat ishin të gjitha shtetërore.  Redaksitë e gazetave financoheshin nga buxheti i shtetit. Nuk ekzistonte koncepti i kontratës. Si do të dilte në këto kushte një gazetë e re që nuk ishte në sistem, nuk ishte shtetërore, nuk ishte parashikuar në buxhetin e shtetit si gazetat dhe revistat e tjera. Ja, kjo ishte pyetja kyçe, së cilës, në stabilimentin “Mihal Duri” të shtypshkronjave, nuk i jepte kërkush përgjigje. Në këto kushte  i kërkuam ndihmë Ministrit të Kulturës së kohës, zotit Alfred Uçi. Ministri na priti në zyrë me mirësjellje dhe njerëzi. E dija se ishte nipi i atdhetarit të përmendur Petro Nini Luarasi. Ky fakt m’i kishte ngatërruar kohët sa herë që më ishte dhënë rasti të merrja pjesë  si shkrimtar në mbledhje ku merrte pjesë edhe ai.

Ministri u angazhua dhe ia doli të zgjidhte ngërçin kryesor, atë të  shtypjes së gazetës në shtypshkronjën “Mihal Duri” ku shtypeshin disa gazeta të kohës. Në rrugën drejt planit pengesat  vazhduan.  Shtypshkronja s’kishte linotyp për të radhitur një gazetë që po futej si pykë. S’mund të prishnin radhën për ne. S’mund të detyroheshin linotypistët të punonin jashtë orarit! Së fundi u gjet një kompromis: gazeta “RD” do të radhitej në katin e tretë të shtypshkronjës së librave dhe  faqet në plumb  do të trasferoheshin me krahë në shtypshkronjën e gazetave në një ndërtesë tjetër.

Pyetje: Çfarë kujtoni nga përgatitja e numrit të parë?

Përgjigje: Vonesat na  përplasën  me festën e Vitit të Ri. Në kuptimin e materialit të mbledhur “gazeta” e re, jo e plotë sigurisht, ishte bërë gati dhe mbahej në një  dosje pune të kryeredaktorit. Kishim dashur e donim të kishim sa më shumë tituj dhe emra në gazetë. Numri i parë duhej të ishte edhe njëlloj vitrine e lidershipit politik dhe mbështetjes intelektuale të forcës së re. Kishin marrë një përshendetje nga Rexhep Qosja, që kishte reputacionin e një ikone të intelektualit antikonformist dhe atdhetar. Ishim përpjekur të lidheshim me Kadarenë në Paris  por nuk ia kishim dalë. Atëherë vendosëm të botonim deklaratën që kishte bërë me rastin e largimit nga Shqipëria. Tekstin e kësaj deklarate dhe një foto të shkrimtarit e solli Blendi Fevziu nga shtëpia e tij. Një përshëndetje për numrin e parë kishim marrë, me kërkesën tonë, edhe nga shkrimtari tjetër i shquar, Dritëro Agolli. Patën debate në zyrën-redaksi për ta botuar apo jo përshëndetjen e tij. Njëri prej anëtarëve të Komisionit Nismëtar tha  se Agolli nuk e kishte përshëndetur lëvizjen studentore. Unë nuk e kisha venë re këtë hollësi. Në përgjithësi nuk bija dakord me kritikat e serta dhe sulmet e kohëve të fundit në adresë të Agollit, sikur ky kishte qenë dhe ishte dogmatik, shërbëtor i regjimit, e tjerë. Ai kishte qenë dhe ishte një shkrimtar i madh dhe një kryetar liberal i Lidhjes së Shkrimtarëve. Kishte ndihmuar për t’u regjistruar në shkollë të lartë sa e sa letrarë të rinj që pengoheshin nga kriteret politike të “biografisë së keqe”, përfshirë mua. Me autoritetin e tij kishte mbështetur e rritur rëndësinë e gjithë poetëve dhe artistëve të talentuar në provinca. Shumë prej tyre i kishte ndihmuar të transferoheshin me punë në Tiranë. Ai na kishte dhënë hapësirë dhe mbrojtje në të gjitha konferencat letrare ku kishim kërkuar të thyenim klishe dhe tabu. Unë nuk mund t’i harroja këto dhe kisha bindjen se pavarësisht se në cilën parti do të qëndronte, ai do të mbetej kurdoherë një humanist. Nëse kishte qenë kundër Lëvizjes, gjë që unë nuk e dija atëherë, (më vonë do të mësoja se në plenumin e Komitetit Qendror në datë 11 dhjetor kishte mbështetur me forcë dhe pa asnjë ekuivok pluralizmin), me përshëndetjen që na kishte dërguar kishte kapërcyer mbi paragjykimet e tij dhe ishte dëshmuar një njeri i lirë. Ne, forca e re, nuk mund të gjykonim me standartet e vjetra, nuk mund të ishin më pak të hapur se vetë Agolli. Në fund të fundit, në diktaturë, asnjë njeri, sado i mirë të jetë, nuk mund t’i ndihmojë të gjithë të privuarit nga të drejtat. Për të gjykuar për këtë njeri, arsyeja e shëndoshë na thotë t’i numërojmë të mirat që ka bërë dhe jo çfarë nuk ka mundur të bëjë.

Me çerekun e këtyre argumenteve unë mbrojta botimin e përshëndetjes së Agollit në numrin e parë të “RD”-së. Pala kundërshtare “fitoi” mosbotimin e fotos së shkrimtarit. Ky ishte “kompromisi”. Teksti po, fotoja jo. Nga Sali Berisha kishim përzgjedhur fjalimin e tij në mitingun e legalizimit të PD-së më 22 dhjetor. Do të botohej për herë të parë i plotë në një gazetë shqiptare. Pashkos i morëm një intervistë ekskluzive. Ishte i vetmi tekst i numrit të parë ku goditej me emër Enver Hoxha, teza e tij e njohur dhe e marrë mbi të cilën kishte projektuar izolimin e Shqipërisë “bar do të hamë por parimet e marksizëm-leninizmit nuk i shkelim”. Mjaftonte sa për fillim. Shumë prej të burgosurve politikë të kohës më kanë rrëfyer më vonë se gjëja e parë që kishin kërkuar në morinë e germave dhe frazave të numrit të parë të gazetës së se re kishte qenë emri i Enver Hoxhës. Goditjen e tij, qoftë edhe në një formë të matur, të përligjur për kohën, e kishin konsideruar një gur prove të opozitarizmit të ri, një vijë demarkacioni midis Partisë se re Demokratike dhe Partisë së vjetër të Punës. Dhe kur e kishin gjetur në intervistën e Pashkos, kishin marrë frymë me shpresë të shtuar dhe kishin menduar apo shqiptuar pak a shumë fjalinë që u kishte thënë i burgosuri politik Spartak Ngjela shokëve të tij për grupin e ri politik që kishte lindur në Tiranë: “U dallohet ndrojtja, por janë opozitarë”.

Gazeta, qysh në numrin e parë, pluskonte opozitarizëm në çdo material. Aurel Plasari, një përkthyes i talentuar, debutoi me një artikull për Gjergj Fishtën, poetin kombëtar të ndaluar, anatemuar dhe profanuar për së vdekuri nga regjimi i Hoxhës. Unë botova artikullin politik “Partia Demokratike nuk është macja e zezë”, Frroku shkroi kryeartikullin.

Me porosinë time, Blendi Fevziu, Armand Shkullaku dhe Ben Blushi kishin dorëzuar për botim një reportazh të plotë për lëvizjen studentore. E kishin shkruar shumë bukur, të vetëdijshëm se po i përcillnin publikut shqiptar për herë të parë me shkrim një pamje të gjerë të ngjarjeve që kishin ndryshuar historinë. Reportazhi ishte i gjatë dhe s’mund të ishte ndryshe. Frroku më tha se duhej shkurtuar për arsye vendi, por unë nuk e mora përsipër. Atëherë e “qethi” vetë, jo pa dhimbje. Thirri edhe Blendin për ta ndihmuar më duket. Kopja e parë e numrit të parë doli nga rrotativi rreth orës  01.30 e pasmesnatës së katër janarit. Kishim porositur shtatëdhjetë mije kopje, tirazhi më i madh që ishte shtypur ndonjëherë në atë shtypshkronjë, me bindjen se do të shitej i gjithi pa rënë fare në tokë. Në numrat e mëtejshëm do të porosisnim njëqind mijë kopje, aq sa isha ngarkesa maksimale e rrotativit. Edhe dyqind mijë po të porosnim, tregu do ti përpinte të gjitha.

Pyetje: Si do ta konsideronit sot në 25 vjetorin e lindjes, këtë medium. A është kjo gazetë sot po aq frymëzuese sa në ditët e saj të para?

Përgjigje: Nuk mund të bëhet ky krahasim.  Gazeta “RD” ka  hapur rrugën,  ajo është pasuar nga një gamë  shumë e gjerë mediash profesioniste, elektronike, të shkruara dhe on line. Sot “RD” është një gazetë e mirë partiake dhe ka  vendin e saj të në mozaikun e shtypit të shkruar.

Pyetje: Gjithmonë e më shumë në botën e civilizuar në mos janë asimiluar plotësisht, gazetat partiake janë zbehur në një formë të tillë sa po shkojnë drejt shuarjes së plotë. Parë në terrenin shqiptar, a ka nevojë sot lexuesi shqiptar për gazeta partiake?

Përgjigje: Nëqoftëse ka tirazh të mjaftueshëm do të thotë se ka lexuesit e saj. Këtë nuk e di. Përsonalisht do të  preferoja që partitë  të kishin buletine  politike, ndërsa gazetat  e tyre, ato që kanë mbetur,  duhet të shkojnë drejt një organizimi të pavarur.

Pyetje: Shpesh, duke hequr idealet e fillimit dhe ato nota frymëzimi që sjellin krijesa të tilla, vazhdimi sjell kërkesa të reja që kanë të bëjnë me demokracinë e brendshme të vetë krijesave që i kanë lindur. A mund të bënte më mirë Rilindja Demokratike, për të sjellë  edhe vetë brenda saj një frymë opozitarizmi, që mund ta përmirësonte ndjeshëm demokracinë brenda Partisë Demokratike?

 Përgjigje:  Në fakt ecurinë  dhe madje karrierën e  disa  prej  krijuesve të gazetës së parë “RD” e ka përcaktuar fakti se nuk ishin shumë partiakë. Ishin të motivuar më shumë nga idetë  e lirisë dhe deviza e së vërtetës . Gazeta në fillimet  e saj ka kryer edhe misionin e një gazetë të hapur. Më vonë, kur linden gazetat e pavarura, kjo nuk ishte më e nevojshme. Por  fakti që “RD” ka shërbyer si një shkollë gazetarie i bën nder asaj.

Pyetje: Një nga rolet e para që pati Rilindja Demokratike, ishte promovimi i frymës së lirë, i atyre penave që do të shenjonin në një farë mënyrë vetë kulturën e të bërit media dhe kryesisht edhe politikë në Shqipëri.  Sot ka shumë mediume, por gjithmonë e më pak zëra të rinj që dalin në dritë përmes mendimit te shkrimit. Në mendimin tuaj është më e vështirë të shprehësh i lirë sot apo 25 vite më parë?

Përgjigje:  Liria e shprehjes dhe shtypit është tema e një debati të madh sot. Njëzet e pesë vjet më parë ne nuk dinin shumë për  standartet e lirisë së shtypit. Ajo që kërkonim ne ishte që të vërtetat të thuheshin, të shkruheshin. Sepse kishim konstatuar se regjimi kishte imponuar  të jetuarit në gënjeshtër. Sot, pavarësisht se ka shumë media dhe shumë përvojë, të jetuarit në gënjeshtër, në gënjeshtren e re, është  diçka evidente. Këtu  mendoj unë është detyra e re e shtypit: të godasë dhe të kapërcejë dogmatizmin e ri që ndrydh apo kufizon  mendimin e lirë.

 

 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Risia teknologjike/ Ky printer 3 dimensional printon skulptura me ngjyra

Risia teknologjike/ Ky printer 3 dimensional printon skulptura me ngjyra

Ja gjërat që ishin “in” në 2006 dhe jo më në 2016

Ja gjërat që ishin "in" në 2006 dhe jo më në 2016

Berisha: Edi Rama, po përzë shqiptarët nga Shqipëria!

Beso i Tajvanit i çon sms kërcënuese Berishës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com