Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat

2025/06/24 at 10:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat

Forcat izraelite kanë hapur zjarr, përfshirë me dronë, ndaj qindra njerëzve që i prisnin kamionët me ndihma në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke i vrarë të paktën 25 njerëz, sipas dëshmitarëve palestinezë dhe spitaleve.

Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende këtë ngjarje. Spitali Avda në kampin e refugjatëve Nuseirat – i cili pranoi viktimat – tha se palestinezët po prisnin kamionët në rrugën Salah al-Din, në jug të Gazës.

Dëshmitarët i thanë agjencisë Associated Press se forcat izraelite hapën zjarr derisa njerëzit po lëviznin drejt lindjes për të shkuar më afër kamionëve me ndihma që po vinin drejt tyre.

“Kjo është masakër”, tha Ahmed Halava. Ai tregoi se ushtria izraelite hapi zjarr me tanke dhe dronë mbi njerëz, “madje edhe kur po iknim. Shumë njerëz u martirizuan ose u plagosën”.

Një dëshmitar tjetër, Hossam Abu Shahada, tha se dronët po fluturonin mbi zonë, duke vëzhguar turmën fillimisht, dhe pastaj filluan të shtënat nga tanket dhe dronët teksa njerëzit po lëviznin drejt lindjes. Ai përshkroi gjendjen si “kaotike dhe të përgjakshme” teksa njerëzit po përpiqeshin të shpëtonin.

Ai tha se pa të paktën tre njerëz të shtrirë në tokë dhe të palëvizshëm, si dhe shumë të tjerë të plagosur, teksa po largohej nga vendngjarja.

Spitali Awda tha se edhe 146 palestinezë të tjerë u plagosën. Mes tyre, 62 ishin në gjendje kritike dhe u transferuan në spitale të tjera në Gazën qendrore.

Në qytetin qendror Deir al-Balah, spitali i Dëshmorëve të Al-Aqsa tha se pranoi trupat e gjashtë njerëzve të vrarë në të njëjtin incident.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë afër 250 pengje. Shumica e pengjeve janë liruar përmes marrëveshjeve për armëpushim. Hamasi është grup militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 56.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. REL

Ju sugjerojmë

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Rajoni

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

24 Qershor, 2025 2:00 pm
Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
Bota

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

24 Qershor, 2025 1:51 pm
Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri
Aktualitet

Gramsh/ U kap duke u kujdesur për kanabisin, pranga 63 vjeçarit. Në kërkim i biri

24 Qershor, 2025 1:47 pm
“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën
Aktualitet

“KAS nuk heton krimet zgjedhore”, Bele për rinumërimin: Mund të mbyllet të shtunën

24 Qershor, 2025 1:29 pm
Para
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë

Izraeli pas pranimit të armëpushimit: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet

TE FUNDIT

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 2025

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Mësohet se rreth orës...

Lexo më shumë

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
24 Qershor, 2025

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë publike pas akuzave ndaj tij sa i takon çështjes së sterilizimit,...

Lexo më shumë

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
24 Qershor, 2025

Muaj maj ka shënuar fluks të lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm sipas të dhënave zyrtare. Referuar...

Lexo më shumë

Plazh me mushkonjat në Divjakë

Plazh me mushkonjat në Divjakë
24 Qershor, 2025

Në Divjakë, insektet kanë habitatin e tyre. Nëse do të zgjedhësh për pushime plazhin dhe Parkun Kombëtar duhet të marrësh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com