Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

24 orët e Putinit në Korenë e Veriut. Argëtim, spektakël e dhurata nga Kim Jong Un

2024/06/20 at 4:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
24 orët e Putinit në Korenë e Veriut. Argëtim, spektakël e dhurata nga Kim Jong Un

Qëndrimi në Phenianin e Kim Jong Un zgjati shumë pak, gati 24 orë, mbërriti të martën në mbrëmje e u largua të nesërmen. Por Vladimir Putin u prit në Korenë e Veriut si hero, si lider i plotfuqishëm, si një VIP, si personaliteti më i famshëm a personazh historik.


Nga vizita, të gjithë e kuptuam, se Kim Jong Un ishte angazhuar prej kohësh, me një ekip të ngushtë, të organizonte gjithçka në përpikmëri e perfeksion, për një qëndrim sa më të këndshëm të homologut rus në kryeqytetin që vetë e kontrollon. Dhe agjenda, ishte veç diskutimeve, për luftën e armët nukleare, edhe për pak qejf e argëtim, me Putinin që prej thuajse 2 vitesh e gjysmë, drejton një operacion special ushtarak në Ukrainë.

Tapeti i kuq për Putinin ishte shtruar që në aeroportin e Phenianit. Ai u prit me nderime që atje, me Kim Jong Un që veç dorës, i dhuroi homologut e aleatit të tij, mes të vetmeve miq, edhe një përqafim, në shenjë mirëseardhjeje. Pas pak minutave bisedë, të dy iu drejtuan limuzinës luksoze, me eskortën me mbi 30 motorë e makina të blinduara, që e ndiqnin nga pas.

Kryeqyteti i Koresë së Veriut ishte thuajse pa jetë, teksa gjithçka ishte vënë në dispozicion të presidentit rus për 24 orë. Anekënd qyteti ishte veshur me ngjyrat e flamujt e Rusisë si dhe me portretet e tij të vendosura kudo, me postera gjigandë.

Takimi kokë më kokë zgjati, si për të treguar se dy aleatët, kishin për çfarë diskutonin. Lufta, furnizimi I Rusisë me armatime, Rusia dhe nderet e saj për Korenë, sidomos nëse flasim për teknologjinë. Armët nukleare. Kërcënimi i vazhdueshëm nga fqinji jugor dhe mundësia e një lufte që prej më shumë se 7 dekadash qëndron aty, e ndezur, gati për të shpërthyer.

Putin duket se veç marrëveshjeve dhe mbështetjes së pa limituar të Phenianit zyrtar, edhe u kënaq në këtë vizitë 1 ditore. Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, KRT, publikoi video me përmbledhjen e qëndrimit të Putinit në Veri, në të parën vizitë të tij pas 24 vitesh në shtetin komunist.

Video është e gjatë 75 minuta, e trajtuar dhe montuar me shumë kujdes, pa asnjë gabim, që nis me ceremoninë e mikpritjes në aeroport e vijon më pas me samite e takime kokë më kokë edhe me dyer të mbyllura. Vizita vazhdon më pas me mbrëmjen gala organizuar posaçërisht për Vladimir Putinin e shumë aktivitete të tjera argëtuese, e Kim që me krenari i tregoi homologut rus pasurinë e vendit të tij por njëjtë si Putini, edhe adhurimin e tij për kafshët, për kalërimin, fermën, sportin, makinat e shtrenjta e luksoze, të blinduara deri në dhëmbë.

Limuzina që Putini e drejtoi vetë mes buzëqeshjes e batutave me Kim, ishte një prodhim rus, nga kompania Aurus dhe për këtë Putin s’mund të ishte më krenar se kaq. Gjatë vizitës, Kim dhe Putin firmosën edhe paktin për thellim të partneritetit strategjik mes tyre si dhe u dakordësuan për të siguruar asistencë të menjëhershme ushtarake, nëqoftëse njëra palë ose tjetra përballej me një agresion të armatosur ushtarak.

Kësisoj, në këtë moment, më i rrezikuar ndihet Putini dhe Kim Jong Un do ti vijë në ndihmë. Por mes shumë dhuratash e zotimesh që Putin mori nga homologu koreano-verior, spikasin 2 qentë pungsan, të bardhë siç Putini i pëlqen, vendosur në një gardh me trëndafila shumë ngjyrësh. Sipas medias KRT, Kim jong Un preferon që dhuratat ti bëjë të bukura e të mbështjella bukur. Dhe Putini u surprizua vërtet. Qentë Punsgan janë një rracë qensh gjuetie, që rriten vetëm në rajonin verior të Koresë së veriut.

Në fakt, është hera e dytë që Kim Jong Un dhuron një çift qensh Punsgan. Më herët në 2018, ja dhuroi një çift të ngjashëm edhe ish-presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae, të quajtur “Gomi” and “Songgang” kur u takua me të për herë të parë dhe të fundit në 2018, kur marrëdhëniet mes dy vendeve panë pak çaste mirëkuptimi.

Mes një dite të gjatë e të ngjeshur, të mirë organizuar në detaje edhe në minuta, e madje sekonda. Mes koncertesh festive, drekash luksoze, duartrokitjesh, vizitash në lapidarë për të rënët në luftë apo pranë varrit të babait të Kim, Kim Jong Il, në orët e mbrëmjes, siç erdhi, Putini edhe u largua. Kim Jong Un u kujdes që ta përqafojë edhe në largim, me urimin e një takimi të radhës shumë shpejt. Veç ushtrisë, në aeroport për të përcjellë Putinin, ishin edhe qindra qytetarë, që pa zhurmë përshëndetën mikun e aleatin rus. Shihemi së shpejti, ishte zotimi i të dyve.



Ju sugjerojmë

820 mijë vizitorë të huaj në Prill
Aktualitet

820 mijë vizitorë të huaj në Prill

23 Maj, 2025 12:23 pm
Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
Kronikë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

23 Maj, 2025 12:17 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

23 Maj, 2025 11:58 am
42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete
Kronikë

42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete

23 Maj, 2025 11:54 am
Kosovë/ Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Kosovë/ Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit

23 Maj, 2025 11:42 am
SPAK çon për gjykim djalin e një anëtari të ISIS, i dërgonte para të atit në Siri
Kronikë

Përgjimet/ Kush është Pirro Çapi? Roli i tij në trafikun e drogës

23 Maj, 2025 11:36 am
Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
Aktualitet

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

23 Maj, 2025 11:20 am
Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari Xhevdet Plaku
Kronikë

I shpëtoi disa atentateve, kush është Xhevdet Plaku i njohur si “Akili”

23 Maj, 2025 11:20 am
VIDEO/ Momenti kur RENEA arreston “Akilin” dhe 6 të tjerët te Gjiri i Lalzit
Kronikë

VIDEO/ Momenti kur RENEA arreston “Akilin” dhe 6 të tjerët te Gjiri i Lalzit

23 Maj, 2025 11:16 am
Para
Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah

Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Euro 2024/Përballja vendimtare kundër Spanjës, Manaj zbulon formulën

Euro 2024/Përballja vendimtare kundër Spanjës, Manaj zbulon formulën
















TE FUNDIT

820 mijë vizitorë të huaj në Prill

820 mijë vizitorë të huaj në Prill
23 Maj, 2025

Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj nga vende të ndryshme të botës edhe përgjatë muajve...

Lexo më shumë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
23 Maj, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm, ku një 42-vjeçar në tentativë për...

Lexo më shumë

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
23 Maj, 2025

Elvis dhe Belina Pupa janë akuzuar në Australi për kultivimin e bimëve narkotike. Siç raportojnë mediat australiane, Belina Pupa, 39...

Lexo më shumë

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
23 Maj, 2025

E premtja dhe paraditja e shtunës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe alternimet e vranësirave. Ndërsa mesditën e të shtunës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com