Vetëm një javë më parë, në ekranin e Televizionit Klan, moderatori i njohur Ardit Gjebrea, në rubrikën “24 orë me..” e njohu publikun me Gentin, një djalë 22 – vjeçar i cili lypte për të siguruar jetesën.
Gjebrea kaloi 24 orë me të, duke përcjellë tek publiku shqiptar sesi është jeta e një djali që kishte dalë në rrugë për të lypur, që kur ishte 6 muajsh.
Tashmë, kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga historia që preku zemrat e shumë shqiptarëve, jeta e Gentit do të marrë një tjetër drejtim.
Ai do të largohet pas kaq shumë vitesh nga rruga, për të filluar punë në një fabrikë këpucësh.
Lajmin e bërë të ditur, vetë moderatori i të Dielës Shqiptare, me anë të një postimi në Instagramin e tij.
“Do fillojë punë! Ne jetë e re e pret Gentin, nga rruga – në Fabrikën e këpucëve Alba Shoes në Kamëz. Ai sapo e pranoi me shumë dëshirë punën e re” – u shpreh Gjebrea, bashkëngjitur fotos ku shfaqej bashkë me Gentin.
22 – vjeçari, pas një jetë të vështirë po realizon më në fund ëndrrën që kishte, të shkëputej nga rruga./Klan