Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë “Komando”, mes tyre 8 nga Kosova/ Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO

2025/01/07 at 2:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë “Komando”, mes tyre 8 nga Kosova/ Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO

Pas 14 javëve stërvitjeje, 24 efektivë finalizuan Kursin e 20-të Bazë “Komando”.

Mes tyre janë edhe 8 efektivë nga Kosova dhe për herë të parë këtë kurs e finalizojnë edhe dy vajza.

Në ceremoninë e shpërndarjes simbolike të beretave ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ndihej i privilegjuar për pjesëmarrjen në këtë ceremoni edhe për faktin se “sot nisin rrugëtimin e tyre të vërtetë 8 anëtarë të Forcës Speciale të Kosovës, të cilët do t’i shërbejnë vendit të tyre në këto kohë jo shumë të paqta”.

Teksa vlerësoi punën e bërë nga të gjithë efektivët, ministri Vengu u shpreh se:

”Ndjenja e vetëmohimit dhe dashuria që keni për këtë uniformë nuk kam dyshim që ju ka shtyrë të nisni këtë kurs intensiv, ku nuk vihet në provë vetëm ngarkesa fizike, sepse një peshë po aq të madhe ka edhe ajo mendore e profesionale. Ju sot jeni pararojë e forcave tona ushtarake dhe nuk mund veçse të jem i lumtur që keni zgjedhur të hidhni një hap edhe më të madh e dinjitoz për ju, për ne dhe për Forcat e Armatosura”.

Ai deklaroi krah homologut të tij nga Kosova se: “nuk mund veçse të ndihem edhe më optimist, sepse e ardhmja e dy vendeve tona është në trungun e përbashkët të Aleancës, edhe pse shpirtërisht dhe emocionalisht nuk jemi ndarë asnjëherë.

Shpërndarja simbolike e beretave për kursantët sot nuk është fundi i misionit për ne, por fillimi i një kapitulli tjetër për të çuar përpara dhe zhvilluar edhe më shumë misione të tilla kaq të rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, Kosovës e si pasojë gjithë Ballkanit. Kjo ceremoni forcon jo vetëm marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit në fushën e arsimit ushtarak, por rrit edhe nivelin e shkëmbimit të eksperiencave me Kosovën, të cilën kemi dyfish përgjegjësi për ta ndihmuar e mbështetur në rrugën e anëtarësimit drejt strukturës më të madhe të sigurisë që ka njohur njerëzimi, Aleancës së NATO.”

Kursi i 20-të Bazë “Komando” zgjati për 14 javë dhe u nda në 3 faza.

Nga 38 kursantë, vetëm 24 prej tyre arritën ta finalizojnë.

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

21 Qershor, 2025 5:30 pm
Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
Aktualitet

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

21 Qershor, 2025 5:15 pm
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
Bota

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

21 Qershor, 2025 4:59 pm
Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
Aktualitet

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

21 Qershor, 2025 4:37 pm
DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
Aktualitet

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

21 Qershor, 2025 4:16 pm
16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
Aktualitet

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

21 Qershor, 2025 3:56 pm
REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
Bota

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

21 Qershor, 2025 3:42 pm
Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
Kryesore

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

21 Qershor, 2025 3:23 pm
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Rajoni

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

21 Qershor, 2025 3:11 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

21 Qershor, 2025 3:00 pm
Para
Meta jep detaje nga përballja me prokurorët në SPAK: Kërkuam informacion për rrëmbimin tim në 6 dhjetor

Meta jep detaje nga përballja me prokurorët në SPAK: Kërkuam informacion për rrëmbimin tim në 6 dhjetor

Çmimi i energjisë elektrike, ulet nga 1 Shkurti?

Çmimi i energjisë elektrike, ulet nga 1 Shkurti?

A ka pasur heqja e dinarit “efekt pozitiv” në sistemin financiar të Kosovës?

A ka pasur heqja e dinarit "efekt pozitiv" në sistemin financiar të Kosovës?

TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
21 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga...

Lexo më shumë

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
21 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar dy shtetas turq, pasi tentuan të kalonin me dokumente te falsifikuara greke. Mësohet se...

Lexo më shumë

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
21 Qershor, 2025

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes...

Lexo më shumë

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
21 Qershor, 2025

“Kam nostalgji, më vjen për të qarë” Kështu i kujton plot 44 vite punë në arsimin parauniversitar, 77 vjeçari Bujar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com